Këshilli i prokurorëve publik sot duhet të zgjedh kryetar të ri në vendin e Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit.

Shterjev në një deklaratë dje për media konfirmoi se në seancën e sotme do të zgjedhet trashëgimtari i tij, pa precizuar emra të kandidatëve të mundshëm.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat d vite, pa të drejtë të rizgjedhjes.

Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar Anevski.

Shterjev është anëtar i PP nga viti 2016, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Prokurorisë së lartë publike dhe Prokurorisë për krim të organizuar.