Ju i informojmë se prej datës 27 , Janar 2020, Aleanca Për Shqiptarët dhe Këshilltari i ASH-së, Halit Ferati i cili kryesonte këshillin  komunal në Komunën e Çashkë  nga data 27 janar nuk është pjesë e koalicionit shumicë në  këtë komunë.

Arsyet janë publike dhe të gjithë i njohim, por për korrektësi do t’i përmendim.

Mos respektimi i marrëveshjes për hapjen dhe funksionimin e paraleleve Shqip në çashkë.

Mos realizimi dhe mos respektimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje në komunë. etj

Bejmë me dije se perpjekjet tona ishin maksimale dhe jemi krenar për atë se çfarë kemi arritur deri më sot , nëse jo me shumë , të paktën t’ju tregojmë tjereve se ka edhe të tillë që interesin e popullit e kanë me të rendësishem se pozicionet dhe kolltuqet personale. Njejtë ju informojmë se politikat e LSDM-së janë po aq shoviniste sa ato të VMRO-së dhe se ata së bashku asnjëherë nuk do ndalojnë duke luftuar çdo gjë e cila përmban pak shqiptarizëm brenda.

Në vijim do vazhdojmë të ngrejmë zërin kundër diskriminit të shqiptarëve si në arsim ashtu edhe në drejtime të tjera, si opozitë ju premtojmë që do jemi akoma më këmbëngules ne realizimin e qëllimeve dhe proceseve shqipëtare në çashkë dhe me tutje.

LSDM dhe VMRO janë partner të ngushtë në parandalimin dhe prishjen e proceseve shqipëtare jo vetëm tek ne , por gjithkund. Është koha t’ju themi mjaftë dhe t’ju tregojmë që nuk ka më loja më shqiptarët , duam atë që n’a takon si komuniteti më i madh në komunë me mbi 45%.

Ftojmë këshilltaret e tjerë shqiptarë , përtej ngjyrave politike të bëhemi bashkë dhe të jemi unik në vijë kombëtare. Punët e mëdha nuk bëhen vetëm.

Ju premtojmë se kjo n’a bën akoma më të fortë dhe me të vendosur për t’i vazhduar betejat politike, ndryshojmë mënyren e veprimit, por jo edhe qëllimet. Gjithmonë dhe kudo Aleanca është me shqiptarët , e shqiptarëve dhe për shqiptarët  thuhet në njoftimin e Kryesisë së Degës së ASH-së  – Çashkë.