Festat e fundviti janë festat më të veçanta të vitit për të gjithë ne dhe e presim me padurim ardhjen e tyre.

Me temperaturat e ulëta ,e me pritjen e borës që ia shton dhe më tepër bukurinë fundit të vitit, një mënyrë e kremtimit pothuajse në mbar botën është dhe rregullimi i pishës e dekorimi i shtëpisë.

Me jetën dinamike e me oraret e ngjeshura të punës janë të shpeshta rastet kur festat e fundvitit tek personazhet tona publike kalojnë pa ndonjë bujë të madhe.

Por kjo ndodh në raste të rralla, pasi që disa prej tyre veçse kanë përfunduar dekorimin e shtëpisë e bredhit duke i bërë këto ditë të fundvitit sa më të ngrohta.

Në mesin e këtyre personazheve ajo që vlen të përmendet ishte dekorimi i Marina Vjollcës ku në vend të yllit siç është traditë ajo vendosi një kurorë , e kjo me siguri për hirë të dashurit të saj i cili e cilëson vetën si më i miri në fushën e muzikës që bënë.

Ndër dekorimet tjera mjaft elegante ishin ato të Lori Hoxhës e Arbana Osmanit teksa që të dyja kishin vendosur që ngjyra e bardhë të dominonte më shumë.

Më poshtë mund të shikoni fotografitë e dekorimeve të bëra nga disa prej figurave tona publike.

15435850_10207347779484231_547733160_n

15416147_10207347779524232_1928261290_n

15403182_10207347779804239_1834634994_n-1

15424629_10207347780364253_346554419_n