Një grumbull dokumentesh me akuza, prova, dëshmi prej të akuzuarve dhe dëshmitarëve dhe aktgjykime. Në gjashtë dosje të mëdha gjenden lëndët, të cilat Telma i ka parë, ndërkaq të cilat janë pjesë e 40 akuzave që ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski i ka ndarë me duar te gjykatësit. Për të gjithë bashkë që i ka udhëhequr Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërkaq proceset janë zhvilluar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Në pesë prej gjashtë lëndëve të cilat i ka parë televizioni, me nënshkrim dhe dorë është shkruar data, te cili gjykatës duhet që të dorëzohet lënda dhe më pas është vendosur nënshkrim.

Lëndët nuk është e lejueshme të incizohen, por nuk mund të deshifrohet nëse nënshkrimi është i ish kryetarit Pançevski. Prokuroria ka vlerësuar se është i tij, por për dëshmi të autenticitetit, po kryhen ekspertiza.

Kështu për shembull, në akuzën e lëndës KOK 13/13 më 12 prill të vitit 2013-të është shkruar – të ndahet te gjykatësi i lëndës Pavlina Hristova. Ajo paraqitet edhe në një lëndë tjetër më 25 mars në të njëjtin vit. Të dy lëndët janë ndarë tek ajo, por megjithatë te lënda e parë gjykatësi deri në fund është ëndërruar dhe në vend të saj është vendosur Goran Bashevski dhe ka shqiptuar dënim me 8 vjet burg për tregtim me të një femër të mitur dhe përdhunim.

Në rastin e dytë, Hristova ka mbetur gjykatëse dhe ka dënuar me 4 vjet burg për dy tregtues të drogës heroinë nga Maqedonia deri në Vjenë. Opinioni këtë gjykatëse e ka njohur në lidhje me lëndën “Merimanga”, në të cilën u dënua me burg pronari i televizionit A1.

Dy lëndë janë ndarë te gjykatësi Ivica Stefanovski. Dhe në të dy rastet ka miratuar aktgjykim ndëshkues për shitjen e marihuanës dhe trafikim të emigrantëve. Përndryshe, ai e ka gjykuar lëndën “Monstra”, por në një periudhë i janë dhënë në duar edhe lëndët “Puç“ dhe “Ryshfeti” në të cilat ka qenë i akuzuar kryeministri Zoran Zaev. Ai është kandiduar për kryetarë të Gjykatës Penale në vitin 2007, por nuk u zgjodh.

Lëndët 27/13 është dashur t’i ndahen gjykatëses Dijana Gruevska dhe në të është shkruar me dorë dhe lënda ashtu siç është shkruar, ashtu edhe i është ndarë Gruevskës. Pançevski, atë për një periudhë e ka emëruar për zëvendëse të tij, ndërkaq e njëjta mbahet mend për aktgjykimin ndëshkues të Tomisllav Kezharovskit.

Pançevski është deklaruar në lidhje me lëndët e shpërndara jashtë sistemit AKMIS.

“Me lëndën e montuar të Prokurorisë Publike dhe pushtetit, po i fundosin 47 gjykatës dhe aq prokurorë publik në shkallën e parë, dhe gjykatës të cilët veprojnë në materien penale në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatës Supreme, Prokurorinë e Lartë Prokurorinë e Maqedonisë. Me këtë akt, pushteti amniston 47 lëndë të fushës së krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat kanë mbaruar në të gjitha instancat gjyqësore”, thotë Pançevski.

Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë. Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS./Portalb