Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tash e sa kohë ka paralajmëruar se kandidati për të parin e komunës së Zhelinës, do të jetë Fatmir Izairi, partitë tjera ende  kalkulojnë me emrat e kandidatëve që synojnë ta marrin timonin e kësaj Komune, megjithatë tashmë janë bërë publik  disa nga emrat që lakohen në opinion.

dr Fatmir Izairi . BDI

Kryetari aktual i komunës së Zhelinës, në zgjedhjet e 2013,falë “inzhinjeringut” kriminal kishte mposhtur kandidatin e PDSH-së aso kohe, , por si duket kësaj rradhe pas fiaskos zgjedhore që pësoi partia e tij në nivel shteti e në vecanti në nivel komune në zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta ketë thuajse të pamundur të përsëris fitoren e 2013.

 dr Reshat Aliu- Aleanca për Shqiptarët

Ndonëse ka mbetur edhe pak ditë nga zyrtarizimi i kandidaturave për zgjedhjet komunale, tashmë thuajse e sigurtë është kandidatura e kandidatit të Aleancës për Shqiptarët, mjekut të njohur të kësaj ane z. Reshat Aliu i cili vjen nga partia e   Ziadin Selës. Megjithse kjo parti , nuk doli edhe aq mirë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por falë prurjeve të reja kohëve të fundit , sidomos kandidatura e doktor Reshatit, e bën këtë parti pretendente për të fituar në komunën e Zhelinës, për më tepër për vetë faktin se mjeku Reshat Aliu gëzon autoritet tepër të lart jo vetëm në vendbanimin Zhelinë , por edhe në vendbanimet tjera të komunës së Zhelinës, sidomos në pjesën e Dervendit ku edhe ka punuar për shumë vite si mjek .

Blerim Sejdiu – Lëvizja Besa

Poashtu edhe partitë tjera si Lëvizja Besa e cila kishte rrezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e fundit, në këto zgjedhje flitet se do të garoj me juristin Blerim Sejdiu. Mirpo, për shkak të disa gabimeve strategjike të veprimit të politik të kësaj  partie, ku do të veconim  rastin e ngjarjeve të 27 prillit kur deputetët e kësaj partie ikën me vrap nga kuvendi, mosvotimi i kryeparlamentrarit të parë shqiptarë, pastaj taktizimi i tyre rreth pjesëmarrjes në qeveri , ku nuk treguan gatishmëri për të marë përgjegjësi, mosvotimi i  tyre për shkakrkimin e Prokurorit Publik Zvërlevskit, janë vetëm disa nga shkaqet se kjo strukturë partiake ka filluar të shihet me sy të keq nga popullata dhe mund të jetë një tregues se kjo parti dita ditës humb mbështetjen e saj, sidomos në komunën e Zhelinës për më tepër kur edhe  kandidati i kësaj partie shihet si tepër i ri dhe i pa përvoj për menaxhim të një komune sic është Komuna e Zhelinës.

 

Nga burime të besueshme  mësohet se edhe PDSH-ja e z Thaci ka të ngjarë të dalë me kandidat në këtë komunë, por pa shanse reale për të fituar. Si kandidat i mundshëm  i PDSH-së,  këtyre ditëve është lakuar emri i ish kryetarit të kësaj komune z Mefail Osmani, mirpo  si du duket kandidimin e tij e ka  vështirësuar së tepërmi kandidatura e shpallur e mjekut të njohur   Reshat  Aliu që  në Zhelinë njihen si të afërt  dhe ndajnë thuajse grupin e  njëjtë të votueve potencial.

Mefail Osmani – PDSH

Si do që të jetë në këtë komunë pritet të zhvillohet një garë tepër interesante, sidomos pë faktin   tre nga katër kandidatët janë nga venbanimi  i njëjtë  më i madh i kësaj Komune  Zheline./fol.mk