Policia kufitare nuk lejoi të rinjtë e Lëvizjes BESA të shtunën e kaluar të organizojnë aksionin ”Mirë se vini të dashur mërgimtarë”. Ata përmes fletushkave deshën t’í paraqesin problemet e Maqedonisë që mërgimtarët në vendlindje të jenë të njoftuar për mangësitë. Nga forumi i të rinjve thanë se qëllimi i tyre ishte mirëpritja e mërgimtarëve dhe se pengesa e tyre ishte e pashpjegueshme. Siç mëson Gazeta Lajm të rinjtë e BESËS e kanë pasur qëllim përpos tjerave, fëmijëve të mërgimtarëve që vijnë në vendlindjen e tyre t’u shpërndanin lodra, si dhe ujë të pijshëm, e gjëra simbolike mikpritëse. Andaj është përtej çdo absurdi që aksione të tilla fisnike të ndalohen nga policia e regjimit BDI – VMRO, thonë nga Lëvizja BESA. Rinia e BESËS i kishte bërë të gjitha përgatitjet për realizimin e këtij aksioni siç edhe mund t’i shikoni në foto e mëposhtme. Lëvizja BESA kërkon përgjegjësi për ndërprerjen e këtij aksioni nga ana e MPB-së, edhe pse siç thonë, kishin respektuar të gjitha procedurat për paraqitjen e aksionit. Ata thanë se mërgimtarëve u dëshirojnë mirëseardhje në shtetin e tyre dhe urojnë që viti tjetër t’i gjejë me pushtet të ri që i nderon dhe i respekton para se gjithash si njerëz, por edhe si qytetarë të barabartë të këtij vendi.

besa