Si miratimi i buxhetit ashtu  edhe  rishikimi i tij paraqet një ndër aktet më të rëndësishme që  sjell parlamenti.

Nëpërmjet buxhetit dhe më pas rishikimit të tij, një qeveri pasqyron politikat e saj, që padyshim duhet të jenë për të mirën e qytetarëve të saj dhe përfundimisht zhvillimin e atij shteti. Në rastin konkret, qeveria aktuale VMRO-DPMNE –BDI  si  me projektimin e  buxhetit, tashmë të miratuar në parlament nga kjo shumicë parlamentarer, ashtu edhe me rishikimin e këtij buxheti vërehet po e njejta qasje me tendencë përshkallëzimi të politikës diskriminuese kundrejt shqiptarëve që kjo qeveri VMRO-BDI po zhvillon në këto 8 vite.

Në këtë rishikim të buxhetit të propozuar nga VMRO dhe BDI jo që nuk kemi ndonjë përmisim, por përkundrazi ai 3% që  ishin paraparë të investohen për shqiptarët dhe vendbanimet ku jetojnë ata, ju është dukur shumë, prandaj ka shkurtime për tu bërë hiç !

Partia Demokratike Shqiptare parashtrojë 320 amandmane, të cilat u rrefuzuan të gjitha nga ana e zëvendësministrit të financave, përndryshe kuadër i BDI –së dhe i Ali Ahmetit.

Cfarë  refuzoi Ali Ahemti dhe partia e tij nëpërmjet zëvendësministrit të vet?

– Ali Ahmeti nëpërmjet zëvendësministrit të vet refuzoi që të ndahen mjete për përfundimin e ujësjellësit në Tetovë, edhe në këto momente kur flasim, fundi i korrikut 2016, tetovarët nuk kanë ujë për pije. E keqja mos të ketë fund, edhe ai pak ujë që vjen në orë të caktuara, shqiptarët, tetovarët nuk mundin  ta përdorin se është i turbullt dhe i papërdorëshëm. Problem me ujin kanë gati cdo vendbanim shqiptar nga Likova e deri në Manastir.

– Ali Ahmeti nëpërmjet zëvendësministrit të vet jo vetëm që refuzon kërkesën tonë për rritjen e mjeteve buxhetore por shkon edhe më larg shkurton edhe ato fare pak mjete me qëllim dëmtimin dhe shkatërimin përfundimtar të tyre si Universiteti i Tetovës, spitali klinik i Tetovës, Instituti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, mosndërtimin e biblotekës në Tetovë, mospërfundimi i qendrës në komunën Cair etj.

– Ali Ahmeti nëpërmjet zëvendësministrit të tij refuzoi kërkesën që të ndahen mjete për ndërtimin dhe sanimin e rrugëve në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët. Ali Ahmeti dhe partia e tij refuzoi të ndahen mjete për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë që do ta lidhte me Kosovën.

– Ali Ahmeti nëpërmjet zëvendësministrit të tij refuzoi kërkesën për ndërtimin e deponisë në Tetovë që shqiptarët, tetovaret të jetojnë ashtu si i ka hije në një qytet të pastërt dhe pa mbeturina që shtrihen ne shume pjesë të qyettit si deponi të egërta. Ai edhe këtë e refuzoi, ashtu si refuzoi edhe kërkesën për ndërtimin e deponisë në Gostivar.

– Ali Ahmeti nëpëmjet zëvendësministrit të tij refuzoi të ndahen mjete për rregullimin  e shtretërve të lumejve  në Tetovë e rrethinë. Edhe pak ditë  bëhen një vjet nga vërshimet që kaploi Tetovën me rrethinë ku fatëkeqësishtë kishte edhe viktima. BDI e refuzoi ashtu si refuzoi edhe kërkesën për rregullimin  e shtretërve të lumejve në komunën e Sarajit.

– Në mesin e 320 amndmaneve të parashtruara nga Partia Demokratike Shqiptare përvec këtyre të përmendura më lartë kishte edhe kërkesa për ndrërtimin e objekteve shkollore, si shkollë të mesme në Shkup, shkollë fillore në Recicë të Vogël e Sellcë, kanalizime, kopshte për fëmijë, salla dhe terene sportive etj.

Të nderuar qytetarë, të nderuar shqiptar të gjitha këto kërkesa legjitime të Partisë Demokratike Shqiptare, që shqiptarët të kenë kushte minimale për jetesë, pa fije turpi, me zë dhe figurë, i refuzoi Ali Ahmeti, BDI-ja  nëpërmjet zëvendësmisnistrit të tyre të financave.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe vetë Ali Ahmeti në këto 8 vjet qeveriseje më VMRO-DPMNE, miratojnë 8 buxhete dhe 9 rishikime të buxheteve nëpërmjet të cilës shqiptarët jo vetëm që diskriminohen në mënyrë të skajshme, por BDI  në mënyrë të drejtëpërdrejtë bëhet vegël e shtetit për të bërë  placiktje të organizuar shtetërore ndaj shqipatrëve. Alija dhe BDI legjitimojnë këtë placiktje shtetërore të më se 1 miliard euro të cilët shqiptarët nëpërmjet taksave mbushin arkat e këtij shteti cdo vit.

Ja faktet se cka miraton dhe legjitimojnë ministrat dhe deputete e BDI-së duke ju shërbuer të tjerëve në dëm të vetëvehtes e në dëm të  shqiptarëve:

– 40 miliona euro për fasadat në Shkup-me këto mjete për fasada 200 vendbanime shqiptare, përfshirë këtu edhe Tetovën do të mund të ndërhtoheshin  rrjetet  e  ujësjellësave;

– 11 miliona euro për muzeun e VMRO-së- e në anën tjetër shqiptarëve në Tetovë u pamundësohet të kenë biblotekë, teatër, institiuti për trashëgimi kulturore nuk funksionon fare, muzeu i alfabetit në Manastir në gjendje të mjerueshme,

– 4 miliona euro për drita në shadërvanet e Shkupi e komuna e Cairit si pjesë e Shkupit nuk ka  ndricim publik,

– 90 miliona euo për përmendore si luaj e kuaj dhe njerëz mbi ta–kurse vendbanimet shqiptare pa shkoila , pa spitale, pa rrugë, pa kanalizime, pa cerdhe etj,

– 45 milion euro për filarmoninë maqedonase-gjendja e kulturës shqiptare më shumë se mjerim. Shqiptarët pa teatër, pa fond për botim të librit shqip qoftë të natyrës artistike apo shkencore, pa tekste shkollore, tentohet të rrënohet Universiteti i Tetovës etj,

Këtu i kam stenogramet ku deputetet e BDI-së i miratojnë këto mjete buxhetore në parlamnet.

E gjith kjo, nuk na qenka një buxhet dhe rishikimin e tij që bëjmë sot i hartuar në baza etnike, ku njëri etnikum, në këtë rast maqedonasit krijojnë mirëqeni, në kurriz të diskrminimit që u bëhet shqiptarëve?

A nuk është kjo një  plackitje e organizuar shtetërore që bënë BDI ndaj bashkombësve të vet shqiptar këtu në Maqedoni në interes të padronave apo si dëshironi ta quajni ju   partner  VMRO-DPMNE, vetëm e vetëm që të jeni  në qeveri?

PDSH kur kërkon mjete për ndërtimin e ujësjellësit e kërkon edhe për ju deputet të BDI-së, edhe  për fëmijët tuaj,

PDSH kur kërkon mjete për spitale, rrugë, biblotekë, kanalizime, ndricim publik, shkolla, cerdhe kërkojmë edhe për ju deputet të BDI-së edhe për fëmijët tuaj.

Edhe ju  deputet të BDI-së e dini fort mir se ka nevojë për këto që kërkojmë ne, atëherë pse votoni kundër vetëvehtes dhe kundër fëmijve tuaj?

Nëse kjo që bëni ju deputet të BDI-së duke e degjuar Ali Ahmetin të votoni kundër interesave të fëmijëve tuaj, kundër vetëvehtes, kundër bashkombësve tuaj nuk është nështrim dorëzim, servilizëm mercenarizëm politik atëherë na tregoni se cka është ?

Në të kaluarën njerëzit që punonin kundër interest të kombit të vet ndëshkoheshin me mjete të ndryshme jo shumë të këndëshme kurse sot shqiptarët kanë një “armë” shumë të fuqishme dhe ajo është vota!

Shqiptarët me votën e tyre duhet ta ndëshkojnë Ali Ahmetin dhe grupin rreth tij i cili në emër të të vrarëve në vitin 2001 ua nxinë jetën sot shqiptarëve.

Shqiptarët përfundimisht me votë duhet ta largojnë nga skena politike BDI e cila e kapur nga korrupcioni dhe krimi i organizuar shkatëron të tashmen e shqiptarëve dhe vret shpresën e tyre për të ardhmen.

Ernad Fejzullahu – Deputet i PDSH-se