Këngëtarja Leonora Jakupi tash e sa vite është në skenë dhe vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës sonë.

Njihet për stilin e veçantë dhe elegancën në çdo paraqitje publike, duke mos u kritikuar asnjëherë për ekzagjërim.

Sa i përket jetës private, Leonora është më e rezervuar tek mediet, edhe pse është në lidhje ajo nuk e ka zbuluar identitetin e të dashurit të saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, Leonora ka publikuar një fotografi me floktarin Kaci Lleshi dhe në mbishkrimin e fotografisë thuhet “@kacilleshi ti je mrekullia vet”.

Këtë foto, Leonora duket se e ka realizuar pas rregullimit të flokëve me stil të njëjtë si herave të tjera.

Leonora ishte e ftuar të premtën në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuloi të pathëna nga jeta privat, karriera dhe planet rreth projekteve të reja.

Për të mësuar më shumë rreth asaj se kur planifikon të martohet Leonora dhe cili është projekti i ri që pritet së shpejti ta lansojë, mund ta kuptoni në videon e mëposhtme.