Këto janë fjalët e para të Sefer Seferit pas fitores së madhe

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi është shprehur shumë i emocionuar pas fitores së madhe, me nokaut në raundin e pestë, në Burgdorf të Zvicrës përballë boksierit brailian me nënshteësi spanjolle, Marcelo Ferreria.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për fitoren që arrita sonte. Për mua kjo ishte si një titull kampion bote, pasi kundështari im është një boksier i fortë, kampion i shumëfishtë në Brazil dhe në Amerikën Latine. Unë falënderoj të gjithë ata që më mbështetën sonte, por edhe ata që ishin pranë ekraneve televizive. Faleminderit”, ka thënë Sefer Seferi pas përdundimit të mecit.
Ndryshe, Sefer Seferi, ka fituar titullin WBF-Intercontinental. Ishte kjo fitorja e 22-të në karrierën e tij në boksin profesionist./lajm