Molla japoneze apo fruti nga vendi i lindjes së diellit është e vjetër mijëra vite.

Në dukje e ngjashme me domaten, por kur ajo të pritet do të gjeni se në fakt është një frut i shijshëm që mban shumë veti medicinale, të tilla si vitaminë C dhe që përmban pak kalori.

Ajo përdoret në trajtimin e sëmundjeve të mëposhtme:

– sëmundja e zorrëve (kapsllëku, kushtet inflamatore dhe infeksionet e zorrëve, tretja e çrregulluar dhe zbrazjet sidomos gjatë udhëtimeve apo ndryshimet klimatike)

– sëmundjet e stomakut (lukthi i ftohur, tretja e dobët)

– për trajtimin hemeoroideve (parandalon jashtëqitjen e fortë dhe vepron mirë në zbrazjen e zorrëve)

– sëmundjet e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit (merret te mëlçia e yndyrshme, funksioni i dobët i mëlçisë, sekretimi i ulët biliar)

– nëse frytin e ziejmë me të e trajtojmë diarenë

– fruta pjekur e tharë e mollës japoneze është mjet i mire për shërimin dhe trajtimin e komplikacioneve në bronke dhe veçanërisht për kollë të thatë (duke marrë pluhur të mollave japoneze të thara)

– lëngu i mollës japoneze ndihmon në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

– kupëzat e lules përdoren për trajtimin e lemzës

– sëmundjet nervore (vepron si qetësues për nerva e cila relakson dhe forcon)

– forcimi i sistemit imunitar.