Këto televizione dhe radio rrezikojnë të mbyllen në Maqedoni Pëlqej0

“Alfa”, “Sitel 3”, “Sonce”, “Skopje” dhe “Radio Sllobodna Makedonija” kanë afat prej 15 ditëve që t’i paguajnë faturat për lejen e punës, kjo është vendosur nga anëtarët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).

Me këtë vendim të Agjencisë, këto 5 radiodifuzerë kanë 15 ditë afat që ta paguajnë borxhin. TV “Alfa” ka gjithsej 3.5 milionë denarë, ndërkaq deri dje i ka paguar vetëm 1 milion denar.

Edhe TV “Skopje” ka paguar pjesërisht, ndërkaq 3 mediat tjera aspak nuk kanë paguar.

Anëtarët e Agjencisë thanë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç fillimit për marrjen e lejeve. Nuk mundet që të pranohet pagesa në këste pasi që ajo nuk ka qenë praktikë deri më tani.

Anëtari i Këshillit, Zoran Fidanoski, tha se shpreson që radiofuzerët do t’i paguajnë faturat, ndërkaq kanë mundësi që të drejtohen edhe deri te Gjykata Administrative.