Refuzimi. Mund të jetë shumë i vështirë për t’u gëlltitur.

Por në një situatë të vështirë nuk gjendet vetëm ai që refuzohet, por edhe ai që refuzon. Për këtë arsye, ne shpesh përdorim disa fraza të ndryshme për ta zbutur pak refuzimin, por kjo është diçka e gabuar.

Në çdo rast që do t’ju duhet të refuzoni dikë, shmangni këto fraza.

“Unë shpresoj…”
Kjo është një fjali që përdoret shumë, kur personin që ju refuzoni e keni xhan. Sigurisht keni një simpati për të dhe nuk doni që të jeni përgjegjës për dekurajimin. Megjithatë, duhet të mbani mend se nëse ju refuzoni, jeni përgjegjës dhe kjo nuk shmanget dot. Duke përdorur frazën “shpresoj” ju përpiqeni që të minimizoni përgjegjësinë tuaj dhe e trajtoni tjetrin me dhembshuri.

“Fatkeqësisht”
Gjithashtu edhe kjo frazë minimizon përgjegjësinë tuaj në këtë rast. Nëse po refuzoni dikë, po e bëni për një arsye madhore, prandaj kjo frazë nuk është e duhura. Nuk është aspak për t’ju ardhur keq.

“Nuk është ndonjë problem i madh”
Kur refuzoni dikë, ndjeni nevojën për ta ngushëlluar më pas, sepse ndiheni fajtor. Ju dëshironi t’i thoni atij/asaj se nuk është fundi i botës, por duke përdorur këtë frazë, ju dilni si mospërfillëse, mendjemadhe. Pra e mira do ishte ta linit atë menjëanë.