Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se Japonia mund të rrëzojë çdo raketë koreanoveirore me sistemet e reja antiraketë të blera nga SHBA, ka ardhur edhe reagimi Koresë së Veriut.

Në reagimin e tyre, koreanoveriorët shprehen se Presidenti amerikan dhe SHBA duhet të heqin dorë nga qëndrimet luftënxitëse. Ata shtuan më tej se vendi është i gatshëm për luftë dhe se do të shkatërrojë çdo armik që e kërcënon.

Turi aziatik i presidentit Donald Trump është një rreth që vjen rrotull Koresë së Veriut dhe kjo mund të shtojë edhe më shumë tensionin me regjimin e izoluar.