Rezultati i dobët në zgjedhjet e Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë- i partisë së Lulzim Bashës, erdhi si pasojë e veprimit kaotik të Partisë Demokratike me apo “pa” qëllim të cilët vendosën të shfaqen me protesta mu në momentet e veshtira kur shqiptarët në Maqedoni ndodheshin në prag të një lufte të re. Në këto momente të ngërçit politik, kur ne- shqiptarët në RM kishim nevojë për një mbështetje të madhe nga shteti amë shqiptar- sapo filluan shenjat e para të solidarizimit nga ata; se ç’u bë, çuditërisht u organizuakan protesta opozitare nga Lulzim Basha, protesta këto të zëshme dhe patetike e me ç’rast vemendja e shtetit amë u distancua nga Shqiptaret e Maqedonisë. Sikur mos mjaftonte kjo, në këtë situatë na doli edhe Abdylhakim Mehmeti ne krye të vendit duke aluduar për Lulzim Bashën dhe largimin e socialistëve nga pushteti (të cilët gjatë gjithë kohës jepnin një kujdes të veçantë për ne dhe gjendjen e krizës politike këtu në RM).
Ky veprim i Partisë Demokratike, me instalimin e Abdylhakim Mehmetit dhe qarqeve tjera, fillimisht dëmtuan partitë shqiptare në Maqedoni- e më pas dhe imazhin përgjithësues të politikës së Shqipërisë, e cila duhet të ketë për synim madhor ngërthyerjen e gjitha tryezave politike shqiptare në cilindo shtet ku ato shtrihen dhe veprojnë.
Ky rezultat i dështimit dhe i një imazhi të degraduar të Shqipërisë si politikë-bërëse e shpërqëndruar, pa dyshim se ishte një mallkim qe ju bë po nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë.

Arlind Murtezani