Analistja e njohur, Kimete Berisha ka analizuar gjerësisht vlerësimin e Aida Dërgutit për liderin e Vetëvendosjes. Ajo bën për pesë pare Dërgutin dhe grupin e saj.
Shkrimi i plotë i Berishës:
‘Grupi i viberit’ sharroi në shit!
Inati i madh. Me të rrëzu fjala me tri shkronja. Dhe fjala më e ndaluar dhe më e ndyrë në fjalor.
Se, dihet mirëfilli, kush luan me ‘m’t’in’, prej tij i qet zorrët.
Falje nuk ka. Qysh i thuhet njeriut ‘Më fal pse mendoj që je mut’!
Nuk kërkon falje njeriu serioz për bindjet e veta. Pse po zmbrapsesh tash! Mbroji bindjet t’ua deri në fund, mbasi je aq rr.s.
Problemi i Aida Dërgutit është se Albin Kurti nuk është ‘m.t’, dhe se prepotenca e saj është aq gjigante, sa që ajo ka shkuar aq larg, sa plus kujton se është më dikushi se Albini.
Katundarët në Vushtrri e njohin Turguten për arrogante dhe që ia mban kishe e shtirë si ‘mashkull’.
Njerëzit presin nga një femër të sillet elegante dhe e matur, si femër, e jo si mashkull i keq.
Aq e frustruar që është zoja sa nuk e sheh emrin e Albin Kurtit në krye të kresë të përfshirë ‘në grup të viberit’ dhe kujton Aida që po flet veç me rivalin e saj më të madh në arrogancë e shëmti, Molliqajn.
E që ka qenë luftëtare e UÇK-së, aman boll se na keni lodh. Ka pas në ushtri pisa e idiota, spiuna e turli femre e mashkulli, siç s’ka fis pa pis.
Binduni: Vetëvendosjen e bëjnë neveritëse dhe të egër pikërisht ky ‘fraksioni i viberit’, që në fund e hëngrën ‘m.tin’ e vetë.
Përndryshe, lider si Ibrahim Rugova, si Albin Kurti, si Hashim Thaçi apo ndonjë tjetër që s’po më kujtohet në këtë moment nuk bëhesh me ‘m.t’ në gojë, por me fjalë të mira, të mençura e të urta, dhe me vepra.
Kurrë nuk do të ketë të ardhme ai njeri që fyen, që flet me fjalë të rënda, ai mashkull që shtin kry me gra (si Ramushi që i reklamon mishiçat e gjoksin në Kuvend si Pamela Andersen dhe e fyen një grua të huaj, pa asnjë arsye), dhe ajo grua që sillet si rrugaçe.
Veç urtë e butë, se ndryshe ne nuk e ‘hamë’.
P.S. Shko tash fshijë nevojtoret e Vetëvendosjes!