Policia kineze po grumbullon rreth 700 milionë mostra gjaku kryesisht të gjinisë mashkullore – për ndërtimin e një baze të të dhënave gjenetike të ADN-së së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria kineze raporton se mbledhja e këtyre kodeve gjenetike ka filluar që nga viti 2017.

Me këtë rast, policia i ka mbledhur këto mostra gjatë vizitave në shtëpitë e tyre, dhe madje edhe në disa shkolla.

Mobilizimi i qeverisë ka për qëllim përpilimin e informacionit gjenetik të këtyre njerëzve.

Posa të jenë mbledhur këto mostra, shteti do të jetë në gjendje të gjurmojë të afërmit e çdo personi të gjinisë mashkullore apo edhe mostrave që janë marrë nga të rinjtë, raporton New York Times.

Bëhet e ditur se kompania amerikane, “Thermo Fisher”, po e ndihmon Kinën për kryerjen e këtij eksperimenti – kompani farmaceutike që ia shiti Kinës kutitë e testimit të ADN-së.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Kinë thonë se baza e të dhënave do të përdoret për hetime penale, megjithatë avokatët e të drejtave të njeriut – madje edhe disa zyrtarë në Kinë – shprehen të brengosur për detyrimin e dorëzimit të këtyre mostrave.