Presidenti kinez Xi Jinping tha sot se nuk duhet lejuar që lufta të shpërthejë në gadishullin korean dhe çështjet të zgjidhen me bisedime, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres gjithashtu paralajmëroi kundër rënies së pavetëdijshme në konflikt të vendeve .

Xi bëri komentet e ti gjatë vizitës së Presidentit koreano-jugor Moon Jae-in, një ditë pasi sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson ofroi bisedime direkte me Korenë e Veriut.

Por Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk do të ketë negociata me Korenë e Veriut nëse ajo vazhdon testimet raketore dhe bërthamore, dhe nuk komentoi në lidhje me hapjen diplomatike të Tillerson.
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se oferta e negociatave nga Tillerson ishte një “sinjal shumë i mirë”, dhe paralajmëroi se një sulm i mundshëm amerikan do të kishte pasoja katastrofike.
Korea e Veriut ka testuar me sukses raketën e saj më të fuqishme ndër-kontinentale më 29 nëntor, duke sfiduar presionin ndërkombëtar dhe sanksionet e OKB.