Të gjitha sjelljet tona flasin për tiparet e personalitetit tonë. Edhe disa zakone që nuk janë të pëlqyeshme e që zakonisht i bëjmë kur jemi vetëm me veten, tregojnë dicka. Është veçanërisht zakon i vajzve ai i shtrydhjes së pucrrave dhe pikave të zeza.

Disa madje e kanë aq të theksruar sa që kur shohin një pikë të zezë në lëkurën e dikujt tjetër janë të gatshme ‘t’i hyjnë punës’. Për këta të fundit, pra që kanë maninë t’i qehin edhe te të tjerët, ka disa shpjegime sepse ata nuk duan vetëm që tjetri të duket më mirë por marrin prej këtij procesi një kënaqësi të pashpjegueshme.

Mirëpo, si interpretohet ky fenomen në psikologji?

Quhet dermotilomani dhe është një gjendje klinike e karakterizuar nga nevoja e vazhdueshme për të ngacmuar lërkurën. Pra është një nevojë compulsive për të hequr ato pika që edhe pse nuk duken nga të tjerët, për ne tjetërsohen në problem të rënda.

Pse marrim kënaqësi nga ky proces?

Dëshira për të eksperimentuar në këtë pikë, pë rata që jaën të fiksuar, nuk mbarron asnjëehrë. Profesori I psikologjisë, Dean McKay, shpjegon që të heqësh pikat e zeza dhe të shtrydhësh puçrrat, është një provë ‘dridhërime’ e lidhur me një rrezik të pandërgjegjshëm (si ajo frika mos kemi një sëmundje). Duke shpëtuar prej saj mendojmë se heqim rrezikun dhe në fund të procesit marrim një kënaqësi të pavetëdijshme. Disa të tjerë e bëjnë sepse ndiejnë një lloj çlirimi, në fund janë më të relaksuar.