Një skuadër kineze e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Drejtuesit e skuadrës së Arsenalit dëshirojnë ta vazhdojnë kontratën me Alexis Sanchez edhe për disa vite.

Por, ish sulmuesi i Barcelonës vështirë se do të mbetet në Emirates pasi është tronditur nga një ofertë e një klubi kinez.

Sipas Daily Mirror, klubi kinez, emri i të cilit nuk dihet, i ka ofruar Sanchezit një pagë prej 400 mijë funteve në javë (472 mijë euro). Kjo i bije që kiliani të përfitoj rreth 22 milionë euro në sezon.

Aktualisht Sanchez përfiton 130 mijë funte në javë te Arsenali. Këta të fundit tashmë kanë identifikuar lojtarin i cili mund ta zëvendësoj kilianin. Fjala është për yllin e Dortmundit, Marco Reus.