Trupat amerikane të vendosura në tokën gjermane janë atje “në interes të të dy vendeve tona” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pas raporteve që Donald Trump planifikon një tërheqje të konsiderueshme.

Ai i përshkroi marrëdhëniet e tanishme me Uashingtonin si “të ndërlikuara”. Prania e ushtarëve amerikanë daton që pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë një simbol i angazhimit të Uashingtonit për të mbrojtur aleatët e saj europianë – duke vepruar veçanërisht si një pengesë për agresionin rus. Por një raport të premten sugjeroi që Presidenti i ShBA-së planifikon të zvogëlojë forcën e vendosur në atë vend me 30 përqind, në rreth 25,000. Pentagoni nuk e ka konfirmuar planin.

“Nëse do të kishte një tërheqje të trupave amerikane, ne e mbajmë shënim këtë”, i tha Maas gazetës gjermanë Bild. “Ne e vlerësojmë bashkëpunimin me forcat amerikane që është rritur me dekada. Është në interes të të dy vendeve tona”.

Marrëdhëniet transatlantike midis SHBA-së dhe Europës, dhe veçanërisht Gjermania, janë tensionuar pasi kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë një ftesë nga Uashingtoni për të marrë pjesë në samitin e drejtuesve të G7 këtë muaj, për shkak të pandemisë së koronavirusit. I pyetur për të përshkruar marrëdhëniet transatlantike, Maas tha “ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike. Por: është e ndërlikuar”.

Maas e kishte kritikuar më parë Trump për reagimin e tij ndaj protestave masive në ShBA pas vrasjes së George Floyd, një i zi i paarmatosur, ndërsa ishte në arrest policor. “Unë besoj se është e gabuar të kërcënosh me dhunë të mëtejshme në një situatë shumë të tensionuar”, i tha Maas Bild.

“Demokratët gjithmonë duhet të pajtohen dhe të mos përçahen. Ende nuk ka pasur ndonjë reagim. Por unë jam plotësisht i sigurt – pavarësisht se kush është aktualisht në Shtëpinë e Bardhë – që partneriteti ynë me SHBA është aq i ngushtë dhe elastik sa mund të kritikojë”.

Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se ai shpresonte që një samit BE-Kinë që ishte dashur të zhvillohej në shtator në Leipzig, por që u shty javën e kaluar, mund të zhvillohej më vonë këtë vit.