Ministri Klosi, gjatë turit me operatorët turistikë në mbarë vendin, tha se situata e krijuar nga pandemia kërkon rregulla, masa dhe shërbime të reja dhe e cilësoi si të vështirë këtë sezon, i cili mund të lehtësohet vetëm falë masave që duhet të merren.

“Do të jetë një biznes i vështirë në vitin 2020, por në qoftë se ne ia dalim që të ofrojnë rregulla në plazh, të garantojmë higjienë, të garantojmë mbrojtje nga pandemia mund t’ia dalim që përsëri të krijojmë një sezon të pranueshëm edhe në 2020, paçka se është vetëm një sezon mbijetese dhe për të gjitha këto besoj nën drejtim dhe të prefektit ne do të kemi dhe takime të tjera që do ta menaxhojmë ashtu sic duhet sistemin e garantimit të një sezoni turistik të pastër”, tha Klosi.

Sakaq, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se ishin marrë te gjitha masat per oferta të reja te çmimeve, e cila perfshin vlera simbolike per vizitorët në parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit.

“Dhe ne si Ministri Kulture kemi dalë me oferta që do të vihen në vijim dhe të bisedave të bëra me të gjithë së bashku turoperatorët edhe për t’ju gjendur më afër ju sepse mendojmë se ky është momenti kyç, momenti më i duhur që t’ju gjendemi pranë, pasi mendojmë fort që këtë vit të kemi gjithmonë e më tepër një turizëm lokal e ndoshta do të kemi më pak turistë të huaj. Megjithatë dhe në momentin që do të kemi turistë të tjerë të huaj, ne do t’i përgjigjemi me shërbime të reja në qytetet tona. Operatoret turistikë në të gjithë vendin nuk jane optimist për sezonin turistik të kësaj vere, teksa shpresa e vetme janë turistët vendas”, u shpreh ministrja.