Ballina SPORT

Kjo është paga marramendëse e Lionel Messit, e lë shumë prapa Ronaldon
05/12/2017

Barcelona zyrtarizoi rinovimin e kontratës me yllin argjentinas Lionel Messi deri në vitin 2021.Prestigjozja spanjolle “El Mundo” ka zbuluar edhe shifrën marramëndëse që argjentinasi do të përfitojë nga ky akord.Për të shmangur transferimin te Manchester City, të cilët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore, pasi në 2018-ën “yllit” argjentinas i skadonte kontrata, drejtuesit katalanas kanë vendosur t’i ofrojnë 100 milionë euro në dorë për të mbuluar të gjitha gjobat, 100 milionë të tjetra për zgjatjen deri në vitin 2021 të kontratës dhe një pagë vjetore 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit.Këtyre shifrave u shtohen edhe premiat. Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte.Një operacion në vlen në total 350 milionë euro për arkat e Barçës, por që ishte zgjidhja e vetme që Mesi të mos pranonte ofertën e “qytetarëve”.Nga firmosja e kontratës së re argjentinasi do të paguhet sa dyshifi i Ronaldos.