Pas gati një dekade, 800 milionë punonjës në të gjithë botën do ta kenë humbur punën si pasojë e zhvillimit robotik. Vendet do të preken në nivele të ndryshme si p.sh. Kina në 12% të forcës puntore që do të vazhdojë të jetë krahu më i lirë për të punësuar njerëz sesa të verë në funksionim automatizimin. SHBA, Gjermania dhe Japonia do të preken në masën 30% të papunësisë. Në të gjithë botën njerëzit duhet të ndryshojnë profesion.

Këto janë përfundimet e kryera nga “Mckinsey Global Institute” që analizoi të dhënat e 46 vendeve dhe 800 profesione. Sipas përfundimeve nga ky insitut që tani deri në vitin 2030 20% e punëtorëve në të gjithë botën do të zëvendësohen nga robotët dhe për 13 vite do të jenë 400 milionë të papunë. Jetojmë një një botë të udhëhequr nga teknologjia që sjell risi, por edhe sfida. Automjete që vozitin vetë, makina që interpretojnë vetë rrezet X dhe logaritme që u përgjigjen konsultave të shërbimit ndaj klientit janë disa nga format e reja të automatizimit. Edhe pse këto teknologji rrisin produktivitetin dhe përmirësojnë jetët tona, përdorimi i tyre do të zëvendësojë punët që sot kryhen nga njerëzit. Më të prekurit do të jenë punëtorët e makinerive dhe ato të ushqimit. Profesionet që ndërtohen mbi marrëdhëniet njerëzore si: mjeksia, drejtësia, mësimdhënia, e drejta publike, gastronomia do të preken më pak nga automatizimi. E kundërta do të ndodhë me punë që edhe pse paguhen pak do të preken si kopshtaria, kujdesi për të moshuarit, etj. Profesionet që kërkojnë krijim artistik do të jenë më pak të prekshme si p.sh. artistët.

Vendet që kanë më shumë resurse për të investuar në teknologji do të jenë ato më të rrezikuarat. Aty do të rritet nevoja për edukim universitar, meqë punët me kualifikim të ulët do të jenë të zhduken. Sipas McKinsey bota do të vuajë nga një transaksion socioekonomik të krahasueshëm me atë që ndodhi në fillim të shek XX, kur pjesa më e madhe e prodhimit botëror u orientua nga agrikultura drejt industrisë. Ashtu sikurse ndryshimi që solli masivizimi i komjuterave që krijoi punë të derivuara nga teknologjia si tregtia elektronike, do të gjenerojnë edhe nevoja të tjera dhe kwto shihen në tre fusha si: rritja e konsumit në ekonomitë emergjente, popullsi e moshuar dhe vendosje e teknologjive të reja. Nëse konsumi global rritet me 23 miliardë dollarë amerikanë nga 2015-2030, sidomos tek shtresa e mesme në vendet në zhvillimi, efekti i këtyre konsumimeve do të ndjehet jo vetëm në vendet ku gjenerojnë këto të ardhura, por edhe në ekonomitë që eksportojnë drejt këtyre vendeve.

Deri në vitin 2030 do të ketë të paktën 300 milionë njerëz përtej moshës 65 vjeç më shumë sesa ka patur në vitin 2014. Kjo do të krijojë vende pune të reja si mjekë, infermierë specialistë shëndeti, gjithashtu edhe asistenë dhe kujdestarë në këto vende ku banojnë këta të moshuar. Kjo do të krijojë 50-85 milionë të punësuar. Gjithashtu mund të rritet numri i vendeve të punës të gjeneruara nga zhvillimi dhe masivizimi i teknologjisë. Shpenzimet e teknologjisë mund të rriten me 50% nga 2015-2030.

Si përfundim gjetjet më të rëndësishme të kësaj analize janë:

Në SHBA robotët do të bëjnë punët e 39-70 milionë njerëzve deri në vitin 2030. Në Indi vetëm 9% e punëve do të jetë në dorë të automatizimit për 13 vitet e ardhshme, në Angli 20%. 60% e profesioneve aktuale ose të paktën një e treta e aktiviteteve kryesore do të jetë në dorë të robotëve. 75-375 milionë njerëz duhet të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë aftësi të reja për 13 vitet e ardhshme. Këto transformime thelbësore në fushën profesionale kërkojnë që qeveritë të sigurojnë më shumë në investime publike, në qendrat e trajnimit dhe në edukim.