Komunikacioni hekurudhor edhe sot do të do të jetë në ndërprerje për shkak të protestave të të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë. Punotërët nuk pajtohen të fillojnë punën pa iu paguar rroga e janarit, ashtu siç kërkonte dje ministri për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski.

 

‘Nuk është i vërtetë pretendimi i ministrit të Transportit dhe Lidhjeve se ne duam të na paguhet diçka që ne kemi punuar. Ne kemi punuar në janar, hekurudha për këtë muaj i ka faturuar kostot dhe humbjet, kurse rrogë nuk ka. Pra, problemi nuk është nëse ne punojmë apo jo. Duam pagën tonë për atë që kemi punuar. Për sa kohë që paratë nuk lëshohen në zhirollogaritë tona, ne do të protestojmë. Dhe ne kujtojmë se jemi në vendet e punës dhe presim’, thotë Gjoko Ilievski nga Bordi Këshillimor i protestës.