Përmes një komunikate për Fol, OBRM-PDUKM ka kumtuar se Gruevski nuk do të tërhiqet nga posti i partisë.

”Hapa të mëtejshëm dhe të ardhshëm të partisë do të ndërmerren pas analizave të rezultateve të zgjedhjeve të fundit. Këto hapa do të jenë në drejtim të interesave të partisë OBRM-PDUKM, anëtarëve të saj, në të mirën e qytetarëve dhe interesit të Maqedonisë.

E keqja më e madhe në këtë vend mbetet një grup interesi në pushtet që e ka sjellë shtetin në humnerën ekonomike dhe varfëri. Çdo gjë tjetër është defokusim nga çështjet reale në shtet, siç janë pagesat e interesave shtetërore në çdo mënyrë, taksat e larta, krimi, stagnimi i të gjitha projekteve”, kumtojnë për Fol. /Fol/