‘Kuqezinjtë’ pësojnë humbjen më të ëmbël në histori, pasi megjithë disfatën 1:0 nga Mllada Boleslva, avansojnë në play-off të Liga Evropës falë fitores 2:0 një javë më parë në Shkup. Gjithë ekipi dha shpirtin në teren, mirëpo portieri Zahov ishte fenomenal duke merituar epitetin njeriu i ndeshjes. ‘Ballistët’ të mrekullueshëm në tribuna, duke mës lënë ekipin të vetmuar në këto momente historike.

Shkëndija vazhdon të shkruajë faqet më të arta në historinë e saj, duke u kualifikuar në fazën e play-offit të Liga Evropës. ‘Kuqezinjtë’ mbrojtën heroikisht fitoren 2:0 të shënuar një javë më parë në Shkup, ndërsa disfata 1:0 në Mllada Boleslav do të mbetet vetëm për statistikë, pasi ekipi do vazhdojë rrugëtimin në Evropë, të paktën edhe dy ndeshje ku do të ëndërohet faza e grupeve të Liga Evropës.
Të ndikuar direkt nga rezultati i ndeshjes së parë takimi nisi me sulme të ekipit vendas që kërkonte të krijojë shanse goli, mirëpo Shkëndija dukej mirë e vendosur në fushë dhe në kundërsulme ishte mundësia për të rezikuar. GJithsesi Mllada Boleslav kishte disa kanosje serioze, të parën në minutën e 15-të kur Rada gjendet në mundësi në brendësi të zonës, mirëpo mrekullisht shpëton Zahov. Në minutën e 23-të Pauschek tenton të majtën, mirëpo lartë mbi portë, ndërsa aksionin e rrezikshëm në minutën e 30-të arrin ta neutralizojë portieri Zahov. Shkëndija në fraksionin e parë kryesisht ishte orientuar në mbrojtje, ndërsa në minutën e 39-të askion i bukur me Toorovskin që depërton në të djathtë dhe kthen topin para portës, mirëpo tenimi i Zhuniorit bllokohet nga vendasit, në vazhdim Alimi godet skaj portës. Mllada Boleslav nuk kishte çka të mbronte në pjesën e dytë, ndroi taktikën në 3-5-2 dhe ushtronte presion të vazhdueshëm në portën ‘kuqezi’, ku sikur kishte mbyllur me dry portën e tij. Chramosta e Rado në disa raste, kishin raste të 100%, mirëpo përgjigja gjithmonë ishte e njëjtë, Zahov ruante të paprekur portën. Pollozhani në anën tjetër me një bombë vuri në vështirësi portierin Divish, ndërsa garidani vendas fitoi edhe duelin e rradhës kur Vujçiq nxori Zhuniorin të vetmuar para portës. Mllada Boleslav në minutën e 82-të arriti të shënojë me anë të Mageras me kokë, duke avansuar 1:0, mirëpo deri në fund nuk mundën të sjellin golin e dytë që do të çonte ndeshjen në vazhdime. Kështu pas 5 minutave kohë shtesë arbitri Evans tregoi fundin e ndeshjes, që në fakt ishte fillimi i festës së madhe në taborin ‘kuqezi’. Shkëndija bën historinë dhe pret kundërshtarin për play-offin e Liga Evropës.

MLLADA BOLESLAV-SHKËNDIJA 1:0 (0:0) agg: 1:2
Stadiumi ‘Mestsky’ në Mllada Boleslav të Republikës Çeke
Shikues: 4 000
Golashënsues: Magera 82’ (Mllada Boleslav)
Arbitër: Lee Evans (Uells)
Arbitra anësorë: Leuis Edvards dhe Ian Bird (Urells)
Delegat: Leonid Kaloshin (Rusi)
Kartona të verdhë: Chramosta, Kalabishka (Mllada Boleslav), ndërsa Alimi, Demiri, Zahov, Zhunior, Hasani dhe Taipi (Shkëndija)
Karton i kuq:
MLLADA BOLESLAV: Divish, Fleishman, Douglas, Janosh, Kalabishka (Kerestesh 61’), Kudela, Magera, Chramosta, Pauschek (Mebrahatu 46’), Rada, Vukadinoviq (Takacs 69’).
Trajner: Karel Jarolim
SHKËNIDJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Pollozhani 54’), Cuculi, Ibraimi, Hasani, Radeski (Taipi 74’), Zhunior (Bojku 85’), Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq