Kjo është rruga “113” në Tetovë që çon drejt shkollës fillore Naim Frashëri. Ekipi i Gazetës Lajm inspektoi sot rrugët e Tetovës dhe hasi në tmerr të vërtetë. Edhe pse është një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, ajo i perngjan një deponie të vërtetë, me “shmek” të WC-së publike. Përveç mijëra qytetarëve, këtë rrugë çdo ditë e frekuentojnë edhe mijëra nxënës të shkollës fillore, prandaj ajo paraqet një “bombë” të vërtetë ekologike me rrezikshmeri të nivelit të lartë për fëmijët e grupmoshave më të ndjeshme.