Ueb-sajti i specializuar për fanellat e ekipeve te futbollit “Footy Headlines”, ka zbuluar disajnin dhe ngjyren e fanellës se tretë të Real Madridit për sezonin 2018/19.

Gjeja më e mrekullueshme për këtë fanellë të sezonit të ardhshëm është se nuk ka asgjë të bëjë me ngjyrën e bardhë.

Në fakt, ngjyra e kuqe do të rikthehet sezonin e ardhshëm, siç ndodhi edhe në sezonin 2011/12 kur Reali e fitoi La Ligën.

Këtë sezon, “Los Blancos” zgjodhën ngjyrën e bruztë për fanellën e tretë dhe, siç është zbuluar nga “Footy Headlines”, Reali tash ka zgjedhur nuanca ndryshe të së kuqes për sezonin e ardhshëm