Ueb-faqja ‘Calcalist’ po raporton se Apple kohët e fundit ka blerë Realface, një kompani izraelite që ka një program mahnitës të njohjes së fytyrës në kohë reale.

Kjo përputhet me raportet online se Apple mund të largojë përdorimin e Touch ID në favor të njohjes së fytyrës – madje, programi i Realface është aq i sofistikuar sa që mund të përdoret edhe për qasje biometrike.

Realface pretendon se programi i tyre mund të njohë fytyrat me një saktësi prej 99%, një shifër mahnitëse që është më e lartë se mesatarja prej 97% që e kanë njerëzit për njohjen e fytyrës.

Më poshtë mund ta shihni në aksion këtë program:

: