Pas të gjitha dëshmive që janë dalë viteve të fundit, nuk ka dyshim se Samsung filloi biznesin e celularëve duke kopjuar Apple-n.

Por, përgjatë viteve, Samsung ka ndryshuar dhe tashmë është një gjigand teknologjik në fushën e celularëve të mençur.

Kemi dëgjuar shumë spekulime rreth celularit të ri që Samsung pritet ta lansojë këtë vit. Në fakt, sot është ‘zbuluar’ se S8 do ta ketë një veçori të re që nuk është parë kurrë në iPhone.

 
 

Steve Litchfield nga ‘All About Windows Phone’ ka treguar për këtë veçori të re të Samsung. Por pse thashethemet rreth këtij celulari të ri po dalin nga Windows? Sepse një veçori e quajtur ‘Continuum’ do të lëshohet për kompjuterë që lejon një celular të lidhet me kompjuter dhe kështu celulari të ofrojë eksperiencën edhe në Desktop.

Dhe për ta dëshmuar se kjo veçori do të vijë në Galaxy S8, është marrë një prezantim i Samsung që fokusohet në celularin e ardhshëm S8. Siç mund ta shihni në foton më poshtë, sllajdi tregon një zgjidhje që do të lejonte S8 të lidhej në një monitor, tastierë dhe mi për të ofruar eksperiencën në Desktop.