Në shkollën e mesme elektro-teknike “Mihajllo Pupin” sot u prezantua klasa e re për paralelen speciale të EVN, e realizuar në kuadër të projektit “20/20/20”. Në prezantim morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe kryetari i Këshillit drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter. Deskoska theksoi se ngjarja është promovim i programit për arsimin e mesëm profesional në të cilin ka lidhje të drejtpërdrejt të shkollave me kompani me përgjegjësi shoqërore. Pret që këtë model ta ndjekin edhe kompani të tjera në Maqedoni.

“Këta nxënës fituan mundësi që praktikën ta mësojnë në profesionin e tyre të ardhshëm, t’u sigurohet praktikë si në shkolla, ashtu edhe në kompani, ndërsa pastaj, që është jashtëzakonisht pozitive, është që u është e garantuar punësimi pas përfundimit të shkollës”, tha Deskoska, duke shtuar se
lidhja midis shkollave të mesme dhe kompanive është posaçërisht e rëndësishme sepse qëllimi i arsimit të mesëm profesional është që të edukojë nxënës të cilët do të jenë të përgatitur të hyjnë në tregun e punës pas përfundimit.

Garancia për punësim, cilësia dhe përfitimi i aftësive praktike të cilat i ofron ky program tanimë ka inkurajuar një numër të madh të nxënësve që të regjistrohen, madje kështu nga 20 vendet e parapara në fillim, në EVN paralelen speciale janë regjistruar më shumë se 30 nxënës. Projekti “20/20/20” funksionon në parimet e të ashtuquajturit arsim i mesëm profesional dual dhe mundëson inkuadrim të drejtpërdrejt në procesin e punës dhe punësim të rreth 20 nxënësve më të mirë të cilët pas përfundimit të arsimit formal në vitin 2020, do të punësohen menjëherë në EVN dhe do të përfitojnë pagë fillestare mujore prej 20 mijë denarë. /Fol/