Sonte, tubimin përmbyllës së fushatës për zgjedhje lokale 2021, koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, e përfunduan në qytetin e Tetovës. Mijëra simpatizantë dhe përkrahës të koalicionit me prezencën e tyre masive dëshmuan se koha e fundit për ndryshim është 17 tetori.

Para tetovarëve, fjalë rasti kishte nënkryetari i partisë “Alternativa”, Lulzim Aliu, i cili tha:”Ne arritëm fitoren se ne në fushatë treguam pjekuri dhe vlera të pastra në fushatën elektorale. Ngritëm vetëdijen politike në skenë. Në interesin e shqiptarëve jemi bërë bashkë në koalicion. BDI po përçanë votën shqiptare në Kërçovë dhe Bërvenicë. Me dinjitet dhe pastër votoni numrin 6”, përfundoi ai.

Deputeti i Alternativës nga zona 6 zgjedhore, ish ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në fjalën e tij përshëndetëse para bashkëvendasve të tij, foli për dallimin esencial mes atyre që premtojnë e nuk realizojnë, dhe asaj që për një periudhë të shkurtë ka realizuar koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët:

“Ata që nuk realizuan ende vazhdojnë të premtojnë. Premtuan kryeministër shqiptar, askund nuk kemi kryeministër. Ne fjalën e dhënë e mbajtëm. Në opozitë e arritëm që me sukses ta bëjmë ligjin e shtetësisë. Kur duhet të realizohen të drejtat shqiptare ne jemi këtu. Ne në pushtet realizuam ëndrrën e shqiptarëve në kulturë – shqiptarët arritën 45% të buxhetit për kulturë. Tetovën e shkatërruan dhe baltosën, është koha e fundit që më 17 tetor duke votuar Vullnet Murselin, ta sjellim ndryshimin në Tetovën tonë të dashur”, ka përfunduar deputeti Ismaili.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë fjalës së tij para banorëve të Tetovës, u shpreh se në çdo përfundim të mirë fjala magjike duhet të jetë FALEMNDERIT!.

“20 ditë që nga Likova e deri në Strugë kemi shpjeguar ofertën tonë. Ne nga sonte ne do ta mbrojmë votën deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Duke mbrojtur votën tonë e mbrojë edhe vullnetin e shqiptarëve. Ne me dinjitet do ta ruajmë edhe votën tonë. Fjala magjike e jona është FALEMNDERIT!, andaj ju falemnderit gjithëve për këtë
fushatë dinjitoze, të ndershme e të suksesshme dhe na priftë e mbara më 17 tetor”, përfundoi Gashi.