Këtyre ditëve portale të afërta me Lëvizjen Besa, si dhe me BDI, po imrovizojne sulme të ndryshme per të goditur Aleancën për Shqiptarët dhe liderin e sajë Ziadin Selën. Sa me shumë që afrohen zgjedhjet këto dy subjekte i shtojnë akuzat dhe shpifjet, madje edhe i deformojne dhe i nxjerin nga konteksti edhe deklarat e Ziadin Selës.

Shkrimet e publikuara sot në portalet partiake, se gjoja faktori ndërkombëtar na qenka hidheruar nga roli i Aleancës për Shqiptarët dhe menyra e veprimit politik, si e vetme në këto zgjedhje, janë tendencioze, për ta kanufluar koalicionin LSDM-BDI i cili si duket jo se nuk jep rezulltat po duket se do i penalizoje këto dy subjekte të cilët zgjedhjeve lokale ju inponojnë truke dhe kalkulime te interesit partiak dhe jo mundësi denikratike per te shprehur vullnetin politik.
BDI nuk ka te drejtë morale qe duke u fshehur nga portalet te akuzojë Aleancën për Shqiptaret dhe Ziadin Selën se paska hidhëruar ndërkombëtarët, ngase BDI tanimë për një kohë të gjatë ka zhgënjyer faktorin ndërkombëtar dhe ambasadat e e akredituara në Shkup.
Faktori ndër kombëtar është i vetëdijshëm për korrupcionin masiv te funksionarëv të BDI i cili korrupcion arriti të shqyrtohet deri në Gjykatën e Nju Jorkut sic është rasti i Magjar Telekomit.
Ambasadorët e huaj nuk besojme se jan kan haruar pushtetit te deridjeshëm BDI -VMRO si përgjegjëse për përgjimet të cilet përgjuan edhe korin diplomatik dhe Ambasadorët e shteteve më me ndikim.

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë në politikbërjen e sajë i ka patur pjesë të veprimit politik, të gjitha elementet dhe përcaktimet ideologjike qe janë në pajtueshmëri të plotë me vlerat europiane dhe ndërkombëtare.