Koalicioni shqiptar i konfirmuar në mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët u lidh si akt më i lartë i unifikimit dhe fuqizimit të votës shqiptare për raundin e dytë, si kundërpërgjigje e koalicionit të Vllazërim bashkimit (BDI-LSDM), për t’i bërë ballë votës dhe fuqizimit të votës shqiptare në komunat me kandidatë shqiptarë.

Është mirë se tashmë opinioni e ka të qartë se në balotazhin e 29 tetorit janë përballë njëri tjetrit dy koncepte politike krejtësisht të kundërta. Një koalicioni shqiptarë i cili garon kundër një aparati të tërë shtetëror me argatët e djeshëm të VMRO-së dhe të sotshëm të LSDM-së. Në njërën anë janë një ekip i njerëzve të dëshmuar dhe pastër kombëtarisht ,që me veprimtarinë dhe punën e tyre kanë lënë shenja kudo për të përmirësuar sadopak gjendjen e shqiptarëve përballë një formacioni të njerëzve të zhytur deri në fyt në krim dhe korupsion, njerëzve që kanë drejtuar dhe keqmenaxhuar komunat shqiptare për shumë vite.

Le të përkujtojmë vetëm disa nga këta formacione që të do të jenë përballë njëri tjetrit në këto zgjedhje: Arben Taravari, njeri me vyrtitet të larta, mjek humanist, ministri më i sukseshsëm i cili për vetëm 100 ditë sa ishte ministër ka bërë punë sa për 15 vjet që kanë bërë krejt ministrat e BDI-së, do të ketë përballë , Nevzat Bejtën, një njeri shumë të cekët intelektualisht, një njeri që është bërë gaz i botës me skandalet e tij jo vetëm në Gostivar po gjithandej në trevat shqiptare.

Në Tetovë kryetari Bilall Kasami do të ketë përballë një Teuta Arifi, mashtruese që nuk arriti një premtim ta realizonte e që për katër vite nuk mundi ti siguroi 200 mijë euro ta pastroj një deponi, ndërkohë që me shumë lehtësi i gjente paratë për të blerë lokacione atraktive në zemër të Tetovës nga 780 mijë euro. Mos harrojmë se ajo premtoi parkingje nëntoksore, e mbitokësore, teatër e kinema, transport publik e se do ta bënte Tetovën qendër të biznesore, por në të vërtet arrtiti ta bëj Tetovën vetëm qendër të kazinove.

Në Shkup , konkretisht në Çair garon Zeqirja Ibraimi, njëri i drejtë dhe punëtorë që e don gjithë shqiptaria, përballë një Visar Ganiu me “maske” mbas të cilit qëndron një grup kriminal i tërë, një mafi urbane që ka zaptuar çdo pëllëmbë të Shkupit e ҫarshisë.

Të mos flasim për Strugën kunë garrë janë njeriu u Dijes dhe Guximit, njeriur që rrëzoi rregjime, Ziadin Sela përballë një mashtrusi ordiner që vodhi gjithcka që gjeti para syve gjatë mandatit të tij sa menaxhoi me komunën,.

Të mos harrojmë se Struga në 4 vite mandat arriti të ndryshojë nga një fshat i prapambetur e i vjedhur apo i lënë krejt pas dore, në një qytet të rregulluar mirë dhe të bukur për turistë të vendit dhe të huaj. Ai arriti me shumë sakrificë ta ndryshojë për ta pasur në dorë vetë struganët qytetin e tyre dhe sigurisht se nuk mungoi shpronësimi i Strugës nga bandat e BDI-së dhe Ramiz Merkos që kot mundohet ta sfidojë Ziadin Selën në këtë garë.

Prandaj, Koalicioni shqiptar “Me dije dhe guxim për një jetë të re” do të ngadhjejë mbi koalicionin e Vëllazërim Bashkimit “Za zhivot vo Makedonija” sepse ky koalicion shqiptarë përballë atij që e kishim shijuar për 45 vite në një kohë tjetër lindi si pasojë e artikulimit të sovranit, ku përmes votës shqiptarët dhanë mesazhin për t’u bashkuar në një koalicion shqiptarë e për të mos humbur vota e shqiptarit nga hilet që ka kurdisur Ali Ahmeti me Gruevskin dje dhe Zoran Zaevin sot.

Prandaj sot është momenti që votuesit shqiptar e kanë mundësinë me dorën e tyre ta luftojnë dhe ta përmbysin politikën e gabuar e të dështuar të BDI-së, që herë rri ulur në prehrin e VMRO-DPMNE, herë të LSDM-në. Qytetarët shqiptarët sot më shumë se kurrë janë vetëdijësuar dhe kanë Dijen dhe Guximin e nevojshën të votojnë ndryshimin, të votojnë për ofertën dhe programin më të mirë që do tu garantoj një të ardhme të ndritur gjeneratave që vijnë pas./fol.mk