Kemi bërë një hap historik me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Кy është një koalicion i cili do ta fitojë kriminalitetin dhe korruspsionin e LSDM-së dhe BDI-së. Ky ishte komenti i kreut të opozitës maqedoniase, Hristijan Mickovski, në lidhje me zyrtarzimin e koalicionit të partive opozitare për zgjedhjet lokale, duke e quajtur atë si hap historik për VMRO-DPMNE-në dhe Maqedoninë е Veriut.

Hristijan Mickovski, kryetar i partisë VMRO-DPMNE

“Kemi krijuar një koalicion para raundit të parë të zgjedhjeve lokale në qytete të caktuara, do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna, do ta mbështesim njëri-tjetrin në nivelin e kandidatëve për krytarë komune. Është rënë dakord që aty ku koalicioni Alternative-Aleancë do të ketë kandidatë, VMRO-DPMNE nuk do të kandiddojë dhe anasjelltas ku do të ketë VMRO-DPMNE, koalicioni Aleancë-Alternativë nuk do të kandidojë, kuptohet në ato komuna ku ai bashkëpunim është rënë dakord”.

Mickovski theksoi se ky është një koalicion me të cilin do të tregojmë se Maqedonia e Veriut ka mundësi që me politikanë të cilët janë jashtë matricës së LSDM-së dhe BDI-së të fitojë korrupsionin dhe krimin.

Sinkron: Hristijan Mickovski, kryetar i partisë VMRO-DPMNE

“Pres që ky koalicion t’i mposhtë përçarjet, mungesën e shpresës, krimin, korruspsionin, mungesën e ideve, paaftësinë, mungesën e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin e Maqedonisë, një moment historik për të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike për të treguar se Maqedonia vërtet ka mundësi, dhe se kjo mund të bëhet ndryshe dhe se shpresa nuk duhet humbur, dhe se kohët e mira po vijnë”.

Përndryshe, dje është arritur konsensus mes partive opozitare që në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor të bashkëpunojnë mes vete, duke mbështetur kandidatin e njëra tjetrës në komuna të caktuara. Mënyra dhe detajet e bashkëpunimit siç kanë bërë me dije, do të bien dakord nga degët komunale të tre palëve.