Ka reaguar Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë , ndaj një teksti të botuar në disa media të afërta me BDI-në, ku ndër të tjera e akuzuan këtë të fundit  për sondazhe të porositura dhe për gjoja panikun që ka kapluar ASH-në nga fitorja e madhe e Fatmir Izairit. 

Në reagimin e ASH-Dega Zhelinë thuhet:

Aleanca për Shqiptarët – Dega Zhelinë, shpreh keqardhje për gjendjen emocionale nëpër të cilën kalon kandidati tashmë i harxhuar dhe i vetëshpallur i BDI-së, Fatmir Izairi, bashkë me ato pak struktura të dëshpruara, të cilëve u ka filluar numrimi mbrapsht i kohës, gjë që u pa sot me rastin e zgjedhjes së shefit të shtabit zgjedhor të Degës suaj në Zhelinë.

Aleanca për shqiptarët për dallim prej ofertës tuaj tashmë të njohur, të përfolur për shumë afera koruptive, për keqpërdorim të parave dhe hapsirave publike, reketim të banorëve të komunës , kësaj rradhe u ofron qytetarëve të Zhelinës dhe gjithë banorëve të komunës një kuadër të ri, cilësor, të përgatitur , të moralshëm dhe një figurë që do të dëshironin ta kishin të gjitha komunat tjera.

Oferta e Aleancës për shqiptarët bashkë me kandidatin për Kryetar Komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë është ndër ofertat më të mira në të gjitha komunat ku garojmë, sepse pas nesh janë reshtuar një ushtri e njerëzve të rinjë, të përgatitur, profesionist të fushave të ndryshme dhe para së gjithash njerëz të ndërshëm, e jo hajna, sepse ne dalim para banorëve të komunës ballëlartë për dallim prej jush që banorët e kësaj komune ua treguan vendin në zgjedhjet e fundit dhe se sigurisht kësaj radhe do ta merrni mësimin e duhur, që kurrë më mos të ju shkoj mendja që të dilni sërish në zgjedhje, pasi banorët ua dhanë faturën në zgjedhjet e kaluara.

Edhe ne mund të themi dhe pajtohemi me konstatimin tuaj se banorët e kësaj komune mezi presin të çlirohen nga gënjeshtrat e Blerim Sejdiut dhe premtimet e parealizuara të tij për 4 vite qeverisje dhe për ti dhënë një shuplakë atij, por mos harrojme kandidatit tuaj të vetëshpallur dhe të harxhuar me 17 tetor do ti japim dy shuplaka që ti mbajë mend gjatë tërë jetës së tij , sepse po të njejtat gënjeshtra ua kishte dhënë banorëve të Zhelinës për 8 vite.

Mos harrojmë se edhe sot banorët e vendbanimeve të Komunës, sidomos pjesës së epërme të komunës ballafaqohen me mungesë të ujit dhe kanalizimeve, deponitë egra që ju i keni mbjellur gjithandej, gjatë 8 viteve të qëverisjes tuaj dhe 4 viteve të këtij tjetrit, vetëm sa janë shtuar dhe zmadhuar dhe në çdo anë kundërmon erë e keqe.

Të mos flasim për paaftësinë tuaj, mos dijen, keqmenaxhimin dhe partizimin e komunës që ju bëtë përderisa sa menaxhuat me të. Fatkeqësia më e madhe e juaja ishte se të njëjtë ua mësuat edhe pasardhësve tuaj që bashke më ta duhet të shkoni me 17 tetor dhe ta lironi komunën, tu kthehet qytetareve të saj, ti kthehet Aleancës për Shqiptarët dhe njerëzve që dijnë dhe guxojnë dhe dijnë ti dalin zot dhe ta mbrojnë atë nga ju që e kqpërdorët deri më sot.

https://www.facebook.com/292189608286527/posts/995695284602619/