Vetëm disa orë pas shpalljes në uebfaqe të aplikacionit për verifikimin e listave të zgjedhësve, zbulohen masovikisht votuesit e rrejshëm që pushteti VMRO-BDI I ka përdorur për të falsifikuar legjitimitetin e elektoratit në Maqedoni.

Kryesisht adresat më të keqpërdorura janë ata të hyrjeve banesore, me ç’rast në një banesë të vetme mund të hasni në 40,50 apo deri më 60 votues.

Ne listën e mëposhtme të votuesve do të shikoni se si në Shkup, në Komunën Qendër tek hyrja nr.2 banesa 27. janë të rregjistruar 40 votues.image

image

E njëjta ka ndodhur edhe në rrugën Maksim Gorki, në Shkup, në Komunën Qendër tek hyrja nr.1 banesa 2. janë të rregjistruar 30 votues fiktiv.

image

Si duket Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nuk i shkruhet mirë! Do të ketë duart plot me punë sepse votuesit e rrejshëm janë gjithandej të shpërndarë. Ndërsa hartuesit dhe keqpërdoruesit e institucioneve të shtetit, rrezikojnë të dënohen deri më 20 vite burg përshkak të abuzimit me detyrën dhe falsifikimin e dokumentacionit.

Ndryshe, mendohet që numri total i votuesve fiktiv në Maqedoni arrinë diku nga 300.000 deri më 320.000 votues, edhe pse pushteti thotë që nuk janë më shumë se 100.000.

©Fol.mk