REAGIM

Të nderuar përfaqësues të mediave, tema e reagimit tonë sot është: Sulmet e vazhdueshme, që i behen arsimit shqip ne Llabunisht.

Është bërë një dukuri, tashmë, e zakonshme që SHF” Murat Llabunishti” është vënduër në shënjestër të faktorëve të ndryshëm me të vetmin qëllim që atje të pengohet arsimi ne Gjuhën Shqipe.

Nje kohë të gjatë eskorta të ndryshme inspektorësh republikan me urdhër të veçantë të Drejtorisë së Inspektoratit Arsimor, që është në kuadër të Ministrisë së Arsimit, vazhdimisht e kanë në shënjestër këtë shkollë.

Me cdo kusht kërkohet “qime ne vezë” dhe ndaj shkollës dhe drejtorit ngrihen padi të llojllojshme edhe pse cështjet për të cilat ngarkohet shkolla e Llabunishtit janë dukuri e përditshme e të gjitha shkollave publike, jo vetëm në Strugë.

Përderisa në kuadër të komunës tonë egziston një shkollë fillore, si shkolla në Podgorcë , e cila punon pa vendim të këshillit komunal për paralele me më pak se 24 nxënës është absurde që inspektorët drejtohen në Llabunisht. Edhe pse ne, si komunë, vazhdimisht kemi kërkuar nga inspektorati i arsimit që të ndërmarrin masa ligjore ndaj drejtorisë së shkollës, pse nuk e respekton vendimit të Këshillit Komunal, ata e kanë fshirë nga agjenda e tyre këtë shkollë, dhe pa një pa dy drejtohen në Llabunishtë. Shfrytëzoj rastin që të pyes publikisht këta inspektorë: pse nuk inspektojnë punën e shkollës në Podgorcë.

Çështja tjetër që e rëndon funksionimin e arsimit shqip në Llabunishtë është mosdhënia e pëlqimeve për finansim të orëve mësimore në këtë shkollë, edhe pse atje nxënësit dhe paralelet janë realë.

Për këtë vit, që është edhe arsyeja kryesore e reagimit tonë, jo vetëm që nuk kemi pelqime të reja per financim në këtë shkolle, por me vendim arbitrar të Ministrisë së Arsimit, është zvogeluar finansimi per një paralele të ciklit të ulët që funksionon në Gjuhën Shqipe dhe është shtuar financimi për një paralele në gjuhen maqedone, e cila nuk egziston.

Pavarësisht gjithë kesaj, Komuna e Strugës do të vazhdojë të qendrojë fuqishëm pas Llabunishtit, pas ShF “Murat Llabunishti” dhe pas arsimit shqip ne Llabunisht.

Komuna e Strugës-Njësia për Arsim

©Fol.mk