Koçan 12 ditë spo dihet se ku është, punëtorët e tij protestojnë

Pronari i i televizionit “Tv Nova” dhe pjesë e kompanisë “Transmet”, Sead Koçan tanimë 12 ditë nuk po dihet se ku gjendet i arratisur.

Derisa autoritetet e vendit janë në kërkim, punonjësit e kompanive të tij po protestojnë para Prokurorisë Speciale dhe gjykatave. Ata theksojnë se Koçan është i pafajshëm dhe duhet të jetë i lirë. Gjykata e Apelit vërtetoi javën e kaluar vendimin për ekstradimin dhe paraburgimin e Koçan, i cili është arratisur, pas aktpadisë së ngritur nga Prokuroria Speciale në rastin “Trust”, ku ai është i dyshuar se përmes dokumenteve false ka përfituar tender për gërmime në një minierë me një vlerë prej 17 milionë eurove.

MPB ka shqiptuar masë fletëarresti ndaj tij, por avokati mbrojtës Nikolla Dodevski theksoi se Koçan është në udhëtim zyrtar jashtë shtetit. (INA)