Shkaku i pandemisë dhe kufizimeve të shumta, Kodra e Diellit, mbetet destinacioni i preferuar për shumë turistë të vendit. Por, kohëve të fundit, kjo qendër turistike, përballet më vështirësi të shumta në aspektin infrastrukturor, kurse ajo që shqetëson më shumë vizitorët është – vendparkimi.
Nga Iniciativa qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” qëmoti kanë alarmuar për këtë situatë, por thonë se është koha e fundit që të intervenohet në këtë drejtim, përmes disa planeve.
Autoritetet për mirëmbajtjen e rrugëve thonë se janë në gatishmëri të përhershme dhe se punën e tyre e kryejnë ashtu sic duhet, por tek cështja e vendparkimeve, përvec pastrimit, nuk kanë kompetenca tjera.
Vizitorët që gjatë fundjavave mbushin këtë qendër turistike shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore, por jo edhe nga kushtet. Thonë se kjo qendër turistike dimërore meriton më tepër.
Nga ndërmarrja ELEM-TURS që menaxhon me objektet hotelerike dhe ski-liftet në Kodrën e Diellit, nuk pajtohen me këto akuza të vizitorëve. Thonë se gjithcka funksionon sipas planit dhe sipas kushteve të pandemisë.
Cështja e vendparkimeve në Kodrën e Diellit qëmoti paraqitet si një ndër shqetësimet kryesore për vizitorët, të cilët ndonjëherë duhet të ecin me kilometra në këmbë, për të arritur tek hotelet në shpatijet e skijimit. /KlanMacedonia