Komunikacioni në rrugën Mavrovë – Gostivar po zhvillohet në mënyrë të vështirësuar, për shkak se siç mund të shihet edhe nga pamjet degët e drunjve për rreth rrugës kanë rënë në rrugë.
Për shkak të pastrimit të materialit, kishte disa ngecje këtë mëngjes. Në këtë moment automjetet qarkullojnë në një korsi sipas radhës.
Sipas informacioneve fillestar të shërbimeve që punojnë në terren, në tre vende përgjatë seksionit nga udhëkryqi për në Kërçovë -Gostivar deri në Mavrovë, në disa vende janë rrëzuar drunjë dhe ka shembje të tokës. Këtë mëngjes rreth orës 11 ekipe me makineri janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.
Vëllimi i shtuar i trafikut bën që në disa momente të krijohen kolona, sepse automjetet kalojnë në një korski nga të dy anët.
Shërbimet u bëjnë thirrje udhëtarëve dhe shoferëve për durim dhe kujdes, sepse moti me shi përveç kësaj e komplikon trafikun në këtë pjesë të vendit.