Nga Liridon RAMADANI

Është fenomen  i njohur tek ne që liderët partiak janë lojtar dhe strateg të fortë në raport me më të dobëtit në aspektin e fuqisë dhe autoritetit, ndërsa inferior karshi kundërshtarëve real.

Shembull më të mirë kemi Ali Ahmetin, i cili qëndron  dy dekada në pushtet falë aftësisë së tij për të taktizuar me opozitën, ndërsa në anën tjetër përballë  partive maqedone ka qenë gjithmonë një marionet dhe inferior në taktizime, duke humbur çdo betejë politike me ta e kjo e gjitha në dëm të shqiptarëve.

Ziadin Sela nuk  mundë t`i shpëtoj këtij sindromi. Pra, në raport me BDI gjithmonë  është mbrapa në hapa, në taktizime , ndërsa një strateg shumë i mirë nē raport me amortizimin e pakënaqësive brenda partisë dhe bashkëpuntorëve.

Shembull kemi caktimin e kandidatëve në orët e fundit në zgjedhjet lokale, duke i pamundësuar kritikat dhe pakënaqësitë në raport me kandidaturat, si brenda partisë, ashtu dhe në raport me partnerët e koalicionit. Gjithë jemi dëshmitarë të rezultatit, kjo brenda partisë dhe në raport me partnerët e koalicionit solli një unitet të sforcuar, por karshi BDI-së, solli një humbje të thellë.

E njejta po ndodh dhe tash . Aleanca gjendet afër zgjedhejve të brendshme dhe sipas mendimit tim Ziadin Sela, sërish ka vendosur që të taktizojë, për të dhënë një percepcion të unitetit të sforcuar mbrenda partisë, me çka pamundëson çdo përballje me kritikën dhe pakënaqësin.

Ai ke vendos të taktizoj me heshtje deri në ditën e kongresit, kështu duke lënë në dyshime se a do të kandidoj prapë për kreun e parties.  E  gjithë kjo me qëllim për të amortizuar çdo kritik dhe pakënaqësi që për mendimin tim brenda partisë prapë do të sjell një unitet të sforcuar, ndërsa një humbje të rradhës karshi BDI-së, për arsyet që tashmë i kam cekur.

Thirrjet e tij që pakënaqësitë dhe kërkesat për reforma të paraqiten në Kongres dhe jo në rrejete sociale, është tendencë për të minimizuar zërin kritik në mungesë të argumenteve për t’u përballur me ta.  Thirrja për ti shprehur pakënaqësit në Kongtres dhe jo në rrjete sociale  është tendencë që kritikët t’i hedh para aktit të kryer, në stilin merre ose leje, duke e ditur pafuqinë e tyre për të ndryshuar diçka në kongres, pasi që të gjithë e dijmë që Kongresi do jetë një fasadë dhe legjitimim i çfardo vendimi që do merret para kongresit, nga kryrtari Ziadin Sela.

Thirrja e tij që pakënaqësit të shfaqen në organet e partisë për çudi më ngjajnë me thirrjet e Ali Ahmetit që akuzat e opozitës duhet të drejtohen në institucione , duke e ditur që institucionet i ka të kapura.

Pra thirrjet që kritikat dhe pakënaqësit të bëhen në organet e partisë janë mungesë argumentimi.  Nëse Ziadin Sela vërtet mendon, që është në të drejtë është e rrugës që tash ta shpall kandidaturën, të ofroj argumentet pse mendon që ky vendim është i drejtë, të ju përgjigjet kritikëve me argumente, të ofroj strategjin dhe projektin e tij për mandatin e ardhshëm dhe të ju lë kohë antarësisë për analizë, reflektim dhe debat të mirëfilltë deri sa të vijë kongresi.

Ajo që më shqetson është qasja dhe zhargoni e përdorur nga disa aktivist, ( që disa vërtet e kanë nga dashuria për partinë dhe kritikën e shohin si përçarje dhe disa të tjerëve kritikën e shohin si cënim i privilegjeve të tyre) që në munges të argumenteve sjellin akuza dhe pyetje që i ngjasojnë aktivistit të Bdi-së.

  • Ja u hoq Sela kush do vijë pas? Kjo më ngjason me pyetjen e aktivistëve të BDI-së ,kur bëjnë këtë pyetje si tendecë për relativizim, duke e shpjeguar që dhe ai që vjen pas është njejtë.

Unë mendoj që proceset krijojnë lider, dhe jam i bindur që ka nga ky proces nëse do ishte i mirëfillt do kishim dhe një lider tjetër, pra Arben Taravari dhe unë kam dhënë arsyet e mija pse do të ndodhte kjo.

  • A e dinë që dorëheqa e Selës dhe kritika ndaj tij çon në përcarje të partisë dhe kjo shkon në dobi të Bdi-së?

Kjo më ngjason me bindjet e aktivistit të BDI-së, që në bindjet e tij partia është lideri dhe argumentimin e tyre, që duke e kritikuar  BDI-në, po i dobësojm Shqiptarët karshi Maqedonëve ,duke e pa Ali Ahmetin në imagjinatën e tyre si personin e vetëm që mund të ju rrinë ballë palës Maqedone.

Unë mendoj që moskandidimi i Selës do i hapte rrugë një reformimi radikal brenda partisë, do e veçonte Aleancën nga gjithë partitë tjera, që partia është organizatë  dhe jo individ.

  • Kryetari nuk i ka fajët që ne kemi humb dhe në mahallat tona.

Kjo më ngjason me arsyetimin e aktivistit të BDI-së, që dështimet 20 vjeçare janë si pasoj e popullit. Kjo është një mendësi e dëmshme ku meritat i merr individi, e fajet janë kolektive.

Unë mendoj që përgjësia vjen në varshmëri të pozitës që mban, çdo kush duhet të mbaj përgjegjësi, por nuk mund ti kërkosh përgjegjësi një aktivisti dhe të shfajsosh kokën dhe kokat e proçesit.

Proçesi ka tregu që ne kemi çalu dhe për këtë janë fakte zgjedhjet lokale. Përgjegjësia është pranim i fajita, me fjalë dhe dorëheqje nga pozita me vepër./fol.mk