8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Maj, 2026
BallinaLajmeKryesoretKohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale

Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale

Askush nuk pret që politikanët në hetim dhe gjykim ta ofrojnë kokën në pjatë të argjendtë. Ata do të bëjnë betejën e tyre. Fjalën e fundit e kanë gjykatat.

Asnjëra nga partitë kryesore që votuan me konsensus reformën në drejtësi dhjetë vjet me parë nuk ia ka dalë të kalojë testin kritik të mbështetjes së SPAK dhe GJKKO edhe kur hetimi penal do t’ia behte në kupolat respektive.

PS dhe Rama janë mburrur me SPAK kur hetimet kanë pasur në fokus kundërshtarët e tyre politikë, Berishën dhe Metën. Apo disa ish ministra socialistë, të cilëve kryeministri u kishte dhënë duart.

Duke qenë vetë subjekt i hetimit për dosjen “Partizani”, Berisha e ka formuar retorikën e rëndë anti-SAPK të PD-së. Sakaq, ai ka thënë ndonjë fjalë të mirë kur SPAK ka marrë në hetim kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish kryeministren Belina Balluku dhe ndonjë zyrtar tjetër socialist.

Ky raport me institucionin e hetimit – i mirë kur godet kundërshtarët, i keq kur më godet mua dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë – ka bërë që SPAK të jetë praktikisht në sulmet e kryqëzuara të dy krahëve politikë. Që ia kanë bërë benë. Veç mos u rëntë në dorë.

Ka qenë e pritshme të ndodhte kështu. Po të mos hetonte korrupsionin në sferat e larta SPAK do të mohonte veten. Në të vërtetë, armiqësia e kastës politike me këtë institucion lidhet parasëgjithash me guximin e tij për të hetuar pa tabu, me normalizimin e hetimit në sferat e larta, gjë që ka shënuar historinë e re të drejtësisë në vendin tonë. Një armiqësi kësisoj është prova më e mirë se institucioni është rrugën e duhur. Pavarësisht nevojës për korrigjime dhe përmirësime për mbajtjen e çdo hetimi në shtratin e një procesi ligjor të rregullt e të drejtë, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Askush nuk pret që politikanët në hetim dhe gjykim ta ofrojnë kokën në pjatë të argjendtë. Ata do të bëjnë betejën e tyre. Fjalën e fundit e kanë gjykatat. Në një sistem gjyqësor me katër shkallë (nëse shtojmë këtu Gjykatën e Strasburgut), është pothuajse e pamundur të mos bëhet drejtësi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments