Kolesteroli mund të bllokojë enët e gjakut në zemër, por mund të prekë gjithashtu edhe këmbët, duke shkaktuar sëmundje arteriale periferike.

Me miliona njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, që lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, atakut në zemër dhe goditjeve në tru.

Ja cilat janë 11 shenjat që mund të keni sëmundje arteriale periferike.

Dhimbje në këmbë

Një simptomë shumë e zakonshme e sëmundjes arteriale periferike është çalimi, që shkaktohet nga dhimbjet në këmbë.

Duke qenë se bllokohen arteriet, trupi nuk arrin të dërgojë mjaftueshëm gjak në këmbë që të tendosen. Disa njerëz thonë se ndjejnë rëndesë apo lodhje në këmbë, ndërkohë që nuk përjashtohen as dhimbjet.

Dhimbja mund të jetë vetëm tek njëra ose të dyja këmbët. Ajo mund të fillojë gjithashtu kur ecni në një distancë të caktuar dhe të lehtësohet kur pushoni.

 Dhimbje gjatë natës

Ndërsa flenë, njerëzit që vuajnë nga sëmundja arteriale periferike mund të kenë dhimbje ose gulçim, sidomos tek thembrat, shputa dhe gishtat e këmbëve, gjatë natës.

Dhimbja mund të lehtësohet duke i varur këmbët anash krevatit ose duke u ulur në karrige,  pasi në këtë mënyrë graviteti ndihmon në rrjedhjen e gjakut në këmbë.

Ndryshime në lëkurë dhe thonjtë e këmbës

Sëmundja arteriale periferike mund të shkaktojë ndryshime në lëkurën he gishtat e këmbëve.

Duke qenë se këmbët nuk po marrin mjaftueshëm gjak, do të vëreni se kanë filluar të rrallohen qimet tek këmbët, ose rriten më ngadalë nëse i rruani. Lëkura në këmbë gjithashtu bëhet më e shndritshme dhe e tendosur, ndërsa thonjtë e këmbëve bëhen më të hollë ose rriten më ngadalë.

Të gjitha këto përjetohen zakonisht të gjitha së bashku.

Ngjyrë e pazakontë e lëkurës

Një nga shenjat që mjeku kontrollon zakonisht për këtë sëmundje është ngjyra e këmbëve.

Tek disa njerëz që vuajnë nga sëmundje arteriale periferike, këmbët dhe gishtat e tyre janë më të zbehtë kur janë ulur, për shkak të mungesës së qarkullimit.

Këmbët qëndrojnë gjithmonë të ftohta

Nëse ju qëndrojnë këmbët gjithmonë të ftohta ose duken akull kur i prek, mund të jenë shenjë paralajmëruese e sëmundjes arteriale periferike. Por nuk është shenja më e saktë.

Kjo sepse është një problem i zakonshëm, mund t’i ndodhë çdokujt me kalimin e moshës – edhe ata që nuk vuajnë nga sëmundje arteriale periferike.

Por, nëse ndjeni se vetëm njëra këmbë është e ftohtë, dhe jo të dyja, është mirë që të konsultoheni me një doktor.

Plagë që nuk shërohen

Tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja arteriale periferike, reduktimi i qarkullimit të gjakut mund të pengojë në shërimin e plagëve.

Të njohura si ulcera ishemike, këto plagë mund të trajtohen shumë lehtë.

Disfunksioni erektil (impotenca seksuale)

Nuk është një dukuri e zakonshme, megjithatë është e mundur që sëmundja arteriale periferike të shkaktojë impotencë seksuale (vështirësi në ereksion). Arteriet e brendshme  sigurojnë furnizimin me gjak për ereksionet. Nëse ato janë të bllokuara, mund të shkaktojnë disfunksioni erektim.

Mpirje ose dobësi

Nëse ju mpihen këmbët ndërsa jeni duke pushuar, mund të jetë një shenjë e sëmundjes arteriale periferike.