Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti ka përkujtuar 6 bashkëluftëtarët e tij të cilët u vranë në mënyrë tinëcare më 7 gusht të vitit 2001.

“Sot, NE kujtojmë 6 bashkëluftëtarët tonë, që pa’besishtë, dhe në mënyrë tinxare u vranë në gjumë, në lagjen Gazi babë të Shkupit.

-Nesër, sllavët do i përkujtojnë 23 policë, ushtarë dhe oficerë të vrarë nga UÇK-ja, si shenjë hakmarrëse për vrasjen në Gazi babë, në tre aksione të ndryshme, në autostradën Shkup-Tetovë (Karpallak), në rrugën e Lubetenit (Shkup), dhe Rataje-Zhilçe (Tetovë).

-P.S:: A nuk mundet që këto dy ditë zie, për të dy etnitetet kryesore në Smk (Shqiptarë&Maqedonë), të jenë mësim për ato që nuk duhet me na diskriminu, vetëm e vetëm pse i kan gjetur ca të mjerë tonë në politikë? Besojë, që ashtu siç na u ka dridhur zemra NE, për shokët tonë të vrarë, njejtë do t’ju dridhet atyre nesër.

-Mjaft mo me kurthe Zaev, ndaj Popullit autokton Shqipëtar. Të paktën ju ndryshoni retorikën anti-Shqiptare. Ne nuk ndrrojmë, jemi të njejtit ata të 2001!”, është shprehur Llamallari.

Për ekzekutimin e Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij, menjëherë pas ngjarjes u akuzuan bashkëpunëtorë dhe agjentë të shërbimit sekret shqiptar(SHISH). Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin “tradhëtia e madhe” vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro 16 vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin.

Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UÇK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë.