Katica Janeva përsëri do të kërkojë ngrirjen e të ashtuquajturës ‘Pallati i bardhë’, gjegjësisht selinë kryesore të VMRO-DPMNE-së.

Pas dy muajve fërkime me Gjykatën Penale, Prokuroria Speciale Publike, përsëri do të kërkojë konfiskimin e pronës së VMRO-DPMNE në kuadër të hetimit për lëndën ‘Talir’, bën të ditur televizioni 24 nga burime të PSP-së.

Ekipi i Janevës e ka plotësuar kërkesën për mbrojtje të ligjit dhe nga Gjykata e Lartë do të kërkojë rishqyrtimin e vendimit të Gjykatës Penale e cila refuzoi kërkesën që selia e partisë të vihet nën masë të përkohshme Ndalesë të shitjes së pronës së patundshme me vendosje të hipotekës. Edhe përkundër pesë kërkesave të PSP gjykatësit e kanë kthyer lëndën ‘Talir’ pavarësisht dëshmive të PSP-së, me të cilën kërkon ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE .

”Prokuroria Speciale Publike pret që Gjykata e Lartë ta pranojë kërkesën për mbrojtje të ligjshme dhe lënda të kthehet përsëri në rishqyrtim të vendimit dhe me atë presim që prona e partisë së theksuar të jetë e siguruar”, thonë nga PSP.