Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka komentuar debaklin e radhës të shqiptarëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

“Lexoni me vëmendje deklaratën e PDSh-së dhe poashtu deklaratën e Subi Jakupit nga BDI-ja. Ata me fjali të kota dhe shtrembarake mundohen të na trullosin si me parë, kur për interesat e tyre personale dhe partiake në dëm të popullit shqiptar bëjnë pazare me partitë maqedonase. Për mua padyshim si çdoherë këta të BDI-PDSH kanë bërë pazaret për vete me LDSM-në dhe VMRO-në për ta siguruar numrin e caktuar të deputetëve dhe ekzistencën e tyre në skenën politike.

E si voton populli shqiptar nuk është me rëndësi, se këta që KSHZ maqedoni do të bëjnë hile dhe dallavere për ti sigurua votat deputetëve servile ndaj maqedonasve dhe projekteve antishqiptare”, është shprehur Hoxha.(Ina)

hoxha