nurko ndotësi ekologjikMinistri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi sot qëndroi në një vizitë pune në komunën e Vrapçishtit, ku u takua me kryetarin e komunës Bajram Kadrija. 

Vizita e sotme eMinistrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi ishte në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore që prej disa muajve ka filluar BDI-ja. Edhe pse e quajn si një vizitë pune në komunën e Vrapçishtit, , kjo nuk ka se si të ishte ndryshe ,pasi që edhe ashtu  nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për të vizituar këtë komunë,përveçse për të bërë  një sesion fotografik, sa për të manipuluar Opinion publik…

Edhe këtu ashtu si edhe në vizitat që u ka bërë komunave tjera Ministri Izairi pas takimit të sotëm me kreun e komunës përsëriti premtimet që edhe i ka mësuar përmendësh, ku tha se prioritet do tu jepet  i zgjidhjes së problemit të pikës rajonale të grumbullit të mbeturinave në Rusino dhe se do të  investoj në projekte kapitale si ujësjellës dhe kanalizime pa precizuar , diçka konkrete se ku do të  ndërtohen këto ujësjellës dhe kanalizime!

Ndërkaq kreu i komunës së Vrapçishtit   në vend që të gjej zgjidhje për pikën e paligjshme të grumbullimit të mbeturinave që njëherit e ka edhe  obligim ligjor , ai ka  akuzuar qytetarët siç i cilësoi të pandërgjegjshëm për hedhjen e mbeturinave. Poashtu ai tha:“Parashohim mjete për eliminimin e deponive të egra por është një fakt se është terren i gjerë është specifik në kuadër të Pollogut dhe shpesh na keqpërdorin qytetarë të ndryshëm por kjo me siguri do ketë një zgjidhje afatgjate nëse do vazhdojmë ne si komuna në kuadër të regjionit të Pollogut ta zgjidhim çështjen e deponisë rajonale Rusino dhe do eliminohen edhe deponitë e vogla apo të egra që ekzistojnë”, deklaroi Bajram Kadria, kryetar i Komunës së Vrapçishtit (fol.mk)