hoxhaXhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha në një deklaratë drejtuar INA i  ka bërë thirrje publike kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që të organizojnë një takim të përbashkët javën e ardhshme, me ndërmjetësimin e tij.

“Unë kam vendos të ju bej thirrje publike Selës dhe Kasamit qe javen e ardhshme te organizojnë nje takim te perbashket me ndermjetsimin tim dhe ta shohim se cili po i pergjigjet takimit, o po i ik.  O te bashkohen ose te denoncohet para antaresise dhe elektoratit, cili  fjalë boshi dhe ta vertetojmë. Cili ka besë, e cili jo. Shpresojë qe te  dy palet dote tregohen te matur dhe te gatshem per unifikimin e fitores se arshme inshalla”, ka theksuar për INA, Shaqiri.

Sipas tij, liderët e këtyre dy partive në disa raste kanë shprehur gatishmëri për bashkimin e tyre, që siç nënvizohet kundër të keqes së përbashkët.

“Mua Po me duket se keta te opozites, o po ju vjen turp te kerkojn telefonate njeri tjetrit dhe te fillojn bisedimet per bashkimin e opozites, o njeri nga keta perdor vetem fjali ne media per bashkim sa per te manipuluar me oponionin”, theksoi ish-komandanti i UÇK-së.