Thirjes publike  që Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha    u ka bë   kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Selës  dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit  nëpërmjet agjensisë së lajmeve INA që të organizojnë një takim të përbashkët javën e ardhshme, me ndërmjetësimin e tij , pozitivisht iu është përgjigjur kryetari i LR-PDSH-së . Ziadin Sela , i cili nëpërmjet një postimi publik në profilin e tij në fejsbuk thotë:

”Jam përgjijgur çdoher pozitivisht, iniciativave që kanë pasur për qëllim faktorizimin politik dhe për rrjedhojë, barabartësinë e plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni. Për ktë janë dëshmitarë të gjithë ( dhe besomëni se janë të shumtë) që kanë ngritur iniciativa të tilla…
Kam refuzuar dhe do të refuzoj çdo përpjekje, sado shqip të kurdisura e mirë të planifikuara që kanë pasur dhe kanë për qëllim që problemet tona ti kamuflojnë me probleme qytetarie. Qytetarie qyqarësh do të thoja, që do të vazhdonte vuajtjen dhe agonine e shqiptareve në Maqedoni.
I nderuar Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha, sapo lexova thirrjen tuaj publike për bashkim të opozites dhe une po publkisht po ju përgjigjem ashtu siç jam përgjigjur cdoherë këtyre iniciativave. PO. Ju e dini shumë mirë, ndoshta edhe më mirë se unë se ka plot dashakqinjë të cilët të pastrën e njollosin e të qelburën e paraqesin si të pastër. Vërejta menjëherë, që makineria propaganduese e këtij soji e sorollopi të shëmtuar, iniciativës tuaj menjëherë ia mveshi gjoja hipotekën që unë paskam tek ju, e nuk e di çfar tjetër do gatuajnë. Zaten as nuk dua tja di, sepse koshienca ime punon për të bërë bashkë shqiptarët dhe jo për ti përçare…
Kur jemi te Hipoteka! Po e pranoj publikisht që unë kam hipoteke! Më të vështirën dhe më të rëndën të mundshme. Asgje sështë hipoteka që dikush mund të ket tek shërbimet maqedonase, serbe ndaç turke qofshin, në raport me hipotekën që kam unë dhe lëvizja politike që unë udhëheq. Skemi hipotek as te BDI-ja e as te PMTH-ja është akoma më e rëndë se kaq, kemi hipotek ndaj fëmijeve të tyre, të atyre që akoma janë të vegjël dhe të pafajshëm, të atyre që akoma skan  lindur. Hipoteka jonë pra, janë shqiptarët, ardhmëria e tyre, fëmijet e tyre, nipërit,mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat, fati i tyre këtu në Maqedoni. Ardhmërine e tyre nuk duam ta ndërtojmë duke marrur nga të tjerët dhe të huajt por duke dhënë nga vetja.
Ca të tjerë thonë se paskemi frikë!  I vërtetë është edhe ky konstatim! Ne kemi frikën e ardhmërisë, frikën e shtëpive të shqiptarëve që po boshatisen çdo ditë, frikën e spastrimit etnik që po u ndodh shqiptarëve në Maqedoni çdo dite. Prandaj nuk lejojmë askend që të bëjë naze dhe teke, inate personale apo lojra politike qofshin, me fatin e fëmijeve të shqiptarëve…
Prandaj në emër të hipotekës dhe frikës që kemi NE i themi PO iniciativës suaj, thuhet në përgjigjen e Ziadin Selës,

© fol.mk